15.03.2022

Trençevska: Ndihma prej 1.000 denarë do të paguhet në llogaritë e transaksionit të pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës minimale të garantuar, e jo me vauçerë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, mbrëmë në lajmet e TV Sitel, tha se ndihma për pensionistët dhe për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar do të paguhet direkt në llogaritë e transaksionit, e jo me vauçerë. Ajo informoi se me vendim të qeverisë rreth 330.000 pensionistë dhe 36.000 amvisëri që marrin ndihmë minimale të garantuar do të marrin 1.000 denarë shtesë për muajt mars, prill dhe maj. Ai pret që sa më shpejt të kalojnë në procedurë parlamentare ndryshimet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, në mënyrë që ndihma të paguhet sipas dinamikës së paralajmëruar.

“Nuk do të ketë vauçerë, por nga 1.000 denarë në tre muajt e ardhshëm pensionistët do t'i marrin në llogaritë e transaksionit bashkë me pagesën e pensioneve. Me këto mjete do të mund të blejnë ushqime, për pagesën e faturave të rrymës apo diçka tjetër. Për të arritur sa më shpejt paratë te qytetarët që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, pagesa prej 1.000 denarë në tre muajt e ardhshëm ndoshta do të bëhet përmes llogarive të transaksionit së bashku me pagesën e kompensimit për NMG. Në muajin mars, prill dhe maj, rreth 36.000 amvisëri do të marrin 1.000 denarë shtesë, si pjesë e 26 masave të qeverisë për zbutjen e krizës, në të cilën nuk është vetëm vendi ynë, por edhe vendet e tjera të botës. Nëse pagesa bëhet me vauçerë, atëherë procedura do të zgjaste shumë, tha ministrja Trençevska në një intervistë për TV Sitel.

Trençevska informoi edhe për numrin e përfituesve të “pensionit social”.

“Me reformat e mbrojtjes sociale nga viti 2019, ne kemi futur të drejtën e sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të quajtur përgjithësisht pension social. Këtë të drejtë e shfrytëzojnë qytetarët të cilët në asnjë mënyrë nuk e ushtrojnë të drejtën e pensionit dhe janë të pasiguruar materialisht. Këtyre 65-vjeçarëve u kemi mundësuar të fitojnë të drejtën e pensionit social. Këtë të drejtë, e cila është 6.317 denarë, aktualisht në vend e shfrytëzojnë 10.028 qytetarë, tha ministrja Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.