30.03.2022

Trençevska-Mekaçi: Vazhdon bashkëpunimi me OSBE-në në fushën e barazisë gjinore, mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi takim me Mateo Mekaçi, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ministrisë së ODIHR-it, me theks të veçantë në politikat dhe aktivitetet në fushën e barazisë gjinore, mosdiskriminimit, promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe pozitën, statusin dhe të drejtat e romëve si kategori e rrezikuar e qytetarëve.

Trençevska theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vendosjen e barazisë së plotë gjinore në shoqëri dhe në këtë drejtim vuri në dukje përgatitjen e Ligjit të ri për barazi gjinore, i cili pritet të miratohet deri në fund të këtij viti. Ajo informoi edhe për draft-strategjinë e re për barazi gjinore 2021-2026, e cila është në procedurë parlamentare dhe me miratimin e saj Maqedonia e Veriut fokusohet në integrimin e perspektivës gjinore në politika dhe luftimin e stereotipeve si dhuna ndaj grave, avancimi i pozitës në jetën publike dhe private në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

“Me Ligjin për barazi gjinore presim përmirësim të mekanizmave për barazi gjinore në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe funksionim efikas të Qendrës Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor, të cilën e hapëm në fillim të këtij muaji. Ministria vazhdon të punojë në krijimin e politikave dhe masave të punësimit që do të zvogëlojnë pasivitetin e grave në tregun e punës, përfshirjen e grave rome, aktivizimin dhe punësimin e tyre, si dhe përfshirjen më të madhe të personave me aftësi të kufizuara”, tha Trençevska.

Ajo gjithashtu iu referua zgjidhjeve ligjore të miratuara më parë, si Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili është në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, plotësisht në përputhje me Konventën e Stambollit. Gjithashtu vuri në dukje edhe punën e ligjit të ri për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, i cili do të kontribuojë në fuqizimin e këtyre personave dhe përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës.

Drejtori i Zyrës së OSBE-së, Mateo Mekaçi, shprehu besimin se bashkëpunimi i deritanishëm me Ministrinë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në fushën e politikave gjinore, personave me aftësi të kufizuara dhe mbështetjes për personat nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Ministrja Trençevska theksoi se mbështetja dhe bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së për vendin tonë është me rëndësi të madhe, veçanërisht në aspektin e përvojës dhe ekspertizës që marrim për shumë çështje që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.