31.03.2022

Trençevska: Me avancimin e programeve të studimit, edukatorët do të kenë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për edukimin dhe arsimin e fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në prezantimin e Propozim-programit studimor për arsimim fillestar të edukatorëve. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, profesor universitar i Fakultetit Pedagogjik në vend, përfaqësues të MPPS-së dhe Bankës Botërore, morën pjesë në diskutimin për promovimin dhe nxitjen e zhvillimit të hershëm të fëmijërisë dhe aftësive mësimore të fëmijëve.

Sipas ministres Trençevska, me zhvillimin e shkathtësive në fëmijërinë e hershme vendosen bazat e mësimit të përjetshëm dhe me këtë arrihet sukses në tregun e punës.

“Ndërhyrjet në fëmijërinë e hershme forcojnë aftësitë e fëmijëve për të mësuar, bashkëpunimin me të tjerët, durimin dhe zhvillimin e aftësive të tjera që janë bazë për mësimin formal dhe ndërveprim social brenda dhe jashtë shkollës. Ndërhyrjet në zhvillimin e fëmijërisë së hershme ofrojnë një mundësi të rrallë për të investuar në diçka që është fitimprurëse dhe e drejtë në të njëjtën kohë. Me kosto efektive në kuptimin që ka një mundësi në këtë mënyrë për të marrë një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të aftë në të ardhmen. E drejtë në kuptimin që një ndërhyrje e tillë jep rezultatet më të mira për fëmijët që jetojnë në kushte të pafavorshme dhe nuk kanë stimulim adekuat. Kjo është mënyra më e përshtatshme për të dalë nga rrethi i varfërisë, tha ministrja Trençevska.

Sipas Trençevskës, për këtë qëllim duhet të investohet në kuadrin mësimor të fakulteteve pedagogjike, në mënyrë që ata të ofrojnë arsim cilësor dhe modern për edukatorët e ardhshëm të fëmijëve.

“Përveç rritjes së kapaciteteve të institucioneve parashkollore, po punohet paralelisht për të përmirësuar të gjitha fushat që ndikojnë në suksesin e fëmijëve. Koordinimi i kurrikulave për arsimin fillestar të edukatorëve është veçanërisht i rëndësishëm për të siguruar që të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin parashkollor të marrin të njëjtën cilësi të shërbimeve. Prandaj pres që së bashku me profesorët universitar në këtë fushë të përmirësohen programet e studimit në mënyrë që edukatorëve t'u mundësohet që të fitojnë shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për edukimin dhe arsimin e fëmijëve”, tha ministrja Trençevska.

Ministri theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kushton vëmendje të madhe rritjes së kapaciteteve për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë përmes ndërtimit të objekteve të reja të destinuara për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.