23.03.2022

Trençevska: Marrëveshja sociale për harmonizimin e pagave tjera vazhdon

Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti seancë të cilën e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryesuese e këtij organi. Në seancë morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministrat e Financave, Arsimit dhe Shkencës, Shoqërisë Informatike, Besimi, Shaqiri, Aliti, përfaqësues të Sindikatës dhe Organizatës së Punëdhënësve, përfaqësues dhe jo përfaqësues.

Në seancën e sotme u hap diskutimi për kërkesën e SASHK-ut lidhur me harmonizimin e pagave tjera në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe Sindikatës së SOGJSH-së për punëtorët në administratë dhe organet e drejtësisë me rritjen e pagës minimale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska, theksoi se dialogu social në vend është veçanërisht i rëndësishëm, sepse kështu sillen zgjidhjet më të mira. Prandaj, Qeveria vazhdon të zhvillojë një diskutim të hapur me partnerët socialë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë më e përshtatshme.

Konkluzioni i mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social, i mbështetur nga anëtarët e tij, ishte se marrëveshja sociale për harmonizimin e pagave të tjera vazhdon. Secili sindikatë dhe ministri i linjës, interesat e të cilit përfaqëson, vazhdon me dialogun social për harmonizimin e pagave.

Në seancën e sotme është miratuar Plani Operativ për programet dhe masat aktive për vitin 2022.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.