07.03.2022

Trençevska - Mari Brns: Do ta thellojmë bashkëpunimin e vendosur

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka pasur takim protokollar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Mari Brns. Në takim të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë tashmë të krijuar dhe avancimit të tij.

Ministrja Trençevska e informoi ambasadoren për politikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në fushën e të drejtave të njeriut, standardit më të lartë jetësor, realizimit të reformave sociale, zbatimit të masave nga Plani Operativ, ligjeve për barazi gjinore, punësimit të personat me aftësi të kufizuara dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, për pjesëmarrje më të madhe të grave në politikë, për Strategjinë për Përfshirjen e Romëve. Trençevska falënderoi mbështetjen që vendi ynë merr nga SHBA-të dhe e informoi ambasadorin se masat për vetëpunësim dhe trajnim japin rezultate të shkëlqyera për të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, sepse mundësojnë përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës. Ajo theksoi se në seancën e nesërme të qeverisë do të miratohet Plani Operativ i Punësimit, i cili përmban masa dhe politika aktive për vitin 2022.

Ambasadorja Mari Brns dhe ministrja Trençevska folën edhe për gjendjen aktuale në Ukrainë.

“Si njeri që i përfaqëson të drejtat e njeriut, dënoj çdo shkelje të të drejtave të njeriut dhe çdo sulm ndaj sovranitetit të një vendi. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se sovraniteti i shtetit duhet të mbrohet dhe se çdo sulm ndaj shtetit, në këtë rast Ukrainës, është për çfarëdo dënimi. Si Ministri, ne kemi një rol të madh në procesin e përgatitjes për pranimin e qytetarëve ukrainas që largohen nga vendi i tyre, në drejtim të ofrimit të qëndrimit, mbrojtjes dhe mbështetjes adekuate gjatë situatës aktuale në Ukrainë. Me informacion do ta informojmë Qeverinë për mundësitë që ka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe kapacitetet që i kemi. Ne do të informojmë për numrin e refugjatëve dhe qytetarëve të Ukrainës që po largohen nga vendi i tyre, do të mund të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë, këtu në vendin tonë", tha ministrja Trençevska.

Ambasadorja Kejt Mari Brns tha se kërcënimi ndaj Ukrainës nga Rusia është një kërcënim për vlerat demokratike në mbarë botën.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.