22.03.2022

Trençevska: Investojmë intensivisht në idenë e shoqërisë për të gjithë, mundësojmë barazi për të gjithë qytetarët tanë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dje mori pjesë në debatin publik me rastin e 21 Marsit - Dita Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, organizuar nga Asociacioni i qytetarëve "Hapi - Shoqëri për të gjithë", në Shtëpinë e Kulturës 25 Maji – Valandovë.

“Ne e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, jo vetëm me mesazhin se investojmë intensivisht në idenë e një shoqërie për të gjithë, por se ndërtojmë barazi për të gjithë qytetarët tanë nëpërmjet shembujve tanë personal, nëpërmjet politikave sociale të miratuara dhe të zbatuara ”, tha ministrja Trençevska.

Ajo iu referua futjes dhe aplikimit të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit (KNF) në vendin tonë dhe ndryshimeve të bëra në kuadrin ligjor (ligjet dhe aktet nënligjore) dhe ngritjen e organeve profesionale - shërbimeve për vlerësimin funksional dhe forcimin e kapaciteteve të tyre.

“Mënyra e re e vlerësimit u përhap edhe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, ndërsa shtesa e kompensimit të pagës për orar të shkurtuar të punës për prind që ruan fëmijë me aftësi të kufizuar është rritur deri në 50% të pagës mesatare neto. Në të njëjtën kohë u vendos e ashtuquajtura shtesa e përhershme për një prind që kujdesej për fëmijë me aftësi të kufizuar deri në moshën 26 vjeç, pa e vendosur në institucion, i cili është i papunë dhe nuk përdor të drejtën e pensionit, pas mbushjes së moshës 62 vjeçare për gratë, përkatësisht 64 vjeç për burrat.

Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, janë zhvilluar ofrues të rinj të shërbimeve sociale në 18 komuna, nga të cilat 15 ofrues të shërbimeve të kujdesit në shtëpi dhe të kujdesit, një qendër për kujdesin ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këta ofrues shërbimesh punësojnë 126 persona, të cilët ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për 279 përdorues. nga të cilat 189 janë gra.

Ministri theksoi se procesi i zhvendosjes së përdoruesve nga Institucioni Special Demir Kapi vazhdon.

Në fund të vitit 2021, gjithsej 20 përfitues u zhvendosën në katër njësi të reja banimi me mbështetje (në Demir Kapi dhe Negotinë). Në janar dhe shkurt 2022, gjithsej 15 ish-përdorues të entit u zhvendosën në tri njësi banimi (në Demir Kapi dhe Veles). Tani në muajin mars janë hapur dy banesa shtesë për 10 persona në Komunën e Demir Kapisë. Themelimi i njësive të reja është bërë me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë me ritëm të pandërprerë në vitin 2022”, tha Trençevska.

Ajo informoi se në korrik të vitit 2021 kanë filluar të punojnë dy qendrat e para publike për mbështetje të familjeve kujdestare në Shkup dhe Manastir (në ish-institucionet sociale rezidenciale për strehimin e fëmijëve). Si dhe qendra e parë private për mbështetjen e familjeve kujdestare në Shkup, e drejtuar nga një organizatë e shoqërisë civile dhe e licencuar për të ofruar këtë shërbim social. Tre qendrat mbështetëse të kujdestarisë ofrojnë këtë shërbim për 327 familje kujdestare me gjithsej 559 përfitues.

Ministri vuri në dukje se gjatë vitit 2022 është planifikuar të futet rehabilitimi profesional dhe aftësimi për punë për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të bëhen konkurrentë në treg dhe në këtë mënyrë të punësohen dhe të ruajnë punësimin.

Debati publik organizohet nga Shoqata e qytetarëve "Hapi - Shoqëri për të Gjithë" Valandovë, dhe ka për qëllim që t'i njoftojë të gjithë palët e interesuara në komunë me politikat aktuale, aktivitetet që janë duke u zbatuar dhe janë të një rëndësie të madhe për përmirësimin e gjendjes së personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirja e tyre në sferat e jetës shoqërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.