16.03.2022

Trençevska: Investimi në kapitalin njerëzor është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike afatgjate të një vendi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ministri i Financave Fatmir Besimi, Këshilltarja e Kryeministrit të RMV-së, Nina Fiti, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, realizuan takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore në vend, ku mori pjesë drejtuesja e programit për zhvillimin njerëzor për Ballkanin Perëndimor dhe krye-ekonomistja në Bankën Botërore, Jamele Rigolini.

Tema e takimit të sotëm të punës ishte “Strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor”, si një nga prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Aktualisht është duke u përgatitur një version pune, i cili duhet të publikohet së shpejti në ENER, me të cilën hapen mundësitë që publiku të komentojë dhe sugjerojë, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të tij.

Në takim u theksua se kapitali njerëzor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo vend dhe investimi në të duhet të mundësojë zhvillim të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të vendit. Prandaj, përfshirja dhe bashkëpunimi ndërsektorial në arsim, shëndetësi, politika sociale dhe punë dhe financa janë kyçe për përcaktimin e prioriteteve të përfshira në strategji.

Sipas bashkëbiseduesve, investimi në kapitalin njerëzor është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike afatgjate. Strategjia e kapitalit njerëzor bazohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, duke theksuar nevojat e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, rritjen e investimeve në kapitalin njerëzor dhe në të njëjtën kohë rritjen e efikasitetit të investimeve dhe forcimin e qeverisjes dhe ngritjen e kapaciteteve të sektorëve të zhvillimit njerëzor.

Së shpejti do të hapet një debat publik i gjerë për “Strategjinë për zhvillimin e kapitalit njerëzor”, ku do të përfshihen institucionet dhe sektori i shoqërisë civile. Investimi në zhvillimin e kapitalit njerëzor është investim në zhvillimin e një shoqërie.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.