28.03.2022

Trençevska: Intensifikimi i aktiviteteve të institucioneve është thelbësor për zbatimin real të Ligjit për personat e paregjistruar në Librin Amzë të të Lindurve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në punëtorinë për adresimin e sfidës me personat e paregjistruar në Librin amzë të të lindurve dhe gjendjes civile të personave pa dokumente në Klubin e Deputetëve, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për personat e paregjistruar dhe përfaqësuesit e sektorit civil.

Qëllimi i punëtorisë është të zhvillojë aktivitete informuese me institucionet në nivel kombëtar dhe lokal për zgjidhjen e problemit të personave pa dokumente në përputhje me Ligjin për personat e paregjistruar dhe të krijojë sinergji ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, arsimit, ndërmjetësuesve shëndetësorë, RIC, si dhe persona nga sektori civil që punojnë mbi problematikën. 

Ministrja Trençevska theksoi se përgatitja e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin amzë të të lindurve është shembull i vendosmërisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'i ndihmuar kësaj kategorie të personave që nuk mund t'i realizojnë të drejtat e tyre njerëzore për shkak të mungesës së dokumenteve.

"Ligji lejon që kjo kategori e personave të regjistrohen në regjistrat e posaçëm të të lindurve dhe të marrin një dokument të veçantë identifikimi që duhet t'u sigurojë atyre qasje në arsim, mbrojtje sociale, kujdes shëndetësor dhe punësim," tha Trençevska.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut themeloi një grup punues ndërministror i përbërë nga përfaqësues të ministrive, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, detyra e të cilit ishte të përcaktojë numrin e përafërt të personave pa dokumente dhe të propozojë masa për tejkalimin e këtij problemi.

Sipas informacioneve të fundit nga grupi punues prej rreth 700 personash të identifikuar, vetëm gjysma e tyre janë pajisur me certifikatë të posaçme lindjeje. Ministrja Trençevska theksoi se për zbatimin e plotë të Ligjit për personat e pa regjistruar në Librin amzë të të lindurve, është e nevojshme të intensifikohen aktivitetet e mëtutjeshme nga institucionet dhe shërbimet nën juridiksionin e tyre, në mënyrë që kjo zgjidhje ligjore të marrë kuptimin e vërtetë të krijimit të saj.

Për zbulimin me sukses të problemeve për zbatimin e kësaj zgjidhjeje ligjore dhe zgjidhjen e suksesshme të tyre, në periudhën në vijim do të organizohen disa punëtori të tilla, të cilat do të shpjegojnë mundësitë që kanë të bëjnë me zgjidhjen e gjendjes civile të këtyre personave. Punëtoritë do të organizohen me praninë e përfaqësuesve të institucioneve, shoqërisë civile dhe personave që nuk kanë dokumente identifikimi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.