05.03.2022

Trençevska: Inspektorati Shtetëror i Punës është vazhdimisht në terren, deri më janë bërë 347 kontrolle për “E diela ditë jo pune”

Shërbimet inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Punës janë vazhdimisht në terren për të përcaktuar se si do të zbatohet zgjidhja ligjore me të cilën e diela u bë ditë jo pune për punëtorët, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në një intervistë për median elektronike Frontline.mk. Ajo theksoi se në vetëm dy muaj ISHP bëri 347 kontrolle. Shumica e masave të vendosura janë për punëdhënësit që nuk kanë njoftuar ISHP-në se punëtorët do të punojnë të dielave.

“Inspektorati është pjesë e përjashtimeve që mbulon Ligji, në mënyrë që të mund të kontrollojë se sa prej punëdhënësve nuk respektojnë dispozitat e Ligjit. Gjatë 347 kontrolleve janë konstatuar 56 parregullsi, të cilat kanë rezultuar me 56 masa inspektuese – paralajmërim për 56 persona juridikë që nuk e kanë njoftuar ISHP-në se do të punojnë të dielën. Pas vendimit të vërejtjes kanë dorëzuar njoftim se do të punojnë të dielën. 14 punëdhënësve u janë shqiptuar masa inspektuese – ndalim për ushtrimin e veprimtarisë në afat prej 15 ditësh, konform dispozitave penale të Ligjit për marrëdhënie të punës. Sipas të dhënave të ISHP, deri më tani 44 punëdhënës që kanë punuar të dielave kanë paguar shtesë të pagës për punën të dielën, ndërsa 5 punëdhënës nuk e kanë respektuar zgjidhjen ligjore dhe ndaj tyre janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse në përputhje me Ligjin për marrëdhënie të punës, tha Ministrja Trençevska në një intervistë për “Frontline.mk”.

Sipas ministres Trençevska, inspektorati i ISHP-së do të vazhdojë të jetë intensivisht në terren sepse e diela duhet të jetë dita kur punëtorët do t'i përkushtohen familjeve dhe miqve të tyre.

Me zgjidhjen e re ligjore, 92% e punëtorëve nuk punojnë në baza javore, 8% që punojnë të dielën në aktivitete ku procesi i punës nuk lejon të ndërpritet, për punën e tyre përfitojnë 50% më shumë mëditje për të gjitha orët e punës dhe punëtorët që punojnë në veprimtari tregtare marrin mëditje më të lartë për 100%.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.