25.03.2022

Trençevska-Garcia: Do ta forcojmë bashkëpunimin në interes të perspektivës evropiane të vendit 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Luis Losano Garsia. Duke falënderuar për mbështetjen që Spanja i jep vendit në rrugën drejt BE-së, ministrja Trençevska tha se pret thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Ajo e njohu ambasadoren me aktivitetet e kryera nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, veçanërisht në fushën e barazisë gjinore, shërbimeve sociale për grupet në rrezik në nivel lokal, projekteve të kujdesit për të moshuarit dhe deinstitucionalizimit si pjesë e reformës sociale.

“Kemi rezultate të suksesshme në procesin e deinstitucionalizimit dhe ngritjen e formave të reja të përkujdesit, familjeve kujdestare. Fëmijët tani strehohen në shtëpi të vogla grupore. Ne si ministri do të vazhdojmë të punojmë për deinstitucionalizimin, sepse çdo qytetar meriton shërbime sociale të qëndrueshme dhe cilësore. Gjithashtu, me Ligjin e ri për Barazi Gjinore do të promovojmë barazinë gjinore në fushën e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore”, tha ministrja Trençevska.

Ambasadori Garsia u interesua edhe për dialogun Shkup-Sofje dhe qëndrimin e vendit për luftën në Ukrainë. Ai theksoi se Spanja është e gatshme të ndihmojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në vendosjen e standardeve të BE-së.

“Spanja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha ambasadori Garsia.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat në interes të perspektivës evropiane të vendit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.