04.03.2022

Sistemi pensional stabil dhe i qëndrueshëm është përfundimi i seancës së Këshillit për monitorimin e gjendjes në sistemin pensional

Këshilli për monitorimin e gjendjes në sistemin pensional sot mbajti seancën e parë për zgjedhjen e kësaj Qeverie, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, për kryetare të re të këtij organi.

Në seancën e sotme, anëtarët e Këshillit u njoftuan për punën e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe gjendjen e sistemit pensional në vitin 2021, si dhe propozimin e Qeverisë për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve.

Në seancë u konfirmua stabiliteti dhe qëndrueshmëria e sistemit pensional dhe rezervat e realizuara në vlerë prej 1,3 miliardë denarë në Fondin e SPIM. U bisedua edhe për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve, për të cilën paraprakisht është mbajtur takim me përfaqësuesit e pensionistëve.

Ministrja Trençevska informoi për hapjen e dialogut social me Lidhjen e pensionistëve dhe Partinë e pensionistëve si përfaqësues të pensionistëve dhe për mundësitë për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve.

“Qëllimi është vendosja e një zgjidhjeje sistematike në afat të gjatë. Metodologjia e re duhet të sigurojë rritje të vazhdueshme në të ardhmen, pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë nga institucionet. Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem që ofron siguri," tha Trençevska.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se thirrja e Këshillit duhet të jetë praktikë e rregullt. Ai iu referua ndryshimit të fundit të kritereve të pagës minimale dhe hapjes së një diskutimi me pensionistët për ndryshimin e metodologjisë së harmonizimit të pensioneve.

Ministrja theksoi se mendimi i Këshillit është veçanërisht i rëndësishëm në drejtim të krijimit të masave dhe ndryshimeve në zgjidhjet ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së pensionistëve.

Duke qenë se mbledhja e sotme ishte e para dhe më e fokusuar në njohjen dhe hapjen e një diskutimi, u dakordua që deri në fund të këtij muaji të mbahet një seancë më e gjatë dhe më e detajuar e Këshillit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.