03.03.2022
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shkurt 2022.
Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 3 mars 2022.
Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të përfituesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë:
03.03.2022 - А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,Ll
04.03.2022 - M, N, Nj, O, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe distancë fizike prej dy metrash