23.03.2022
MPPS: Kryetari i Komunës dhe Këshilli i Komunës së Manastirit pengojnë funksionimin e kopshtit “Estreja Ovadija Mara“
”MPPS e zbaton plotësisht Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim që kopshtet të kryejnë funksionin e tyre themelor, duke u kujdesur për fëmijët e moshës parashkollore.Në përputhje me inspektimin e rregullt të kryer, në nëntor 2021, shërbimi inspektues konstatoi se edhe pse ka obligim ligjor, Këshilli Komunal nuk ka miratuar Programin Vjetor të Komunës për vitin 2022/2023 dhe Raportin Vjetor për punën e institucionit parashkollor për vitin 2021 për IPKKF “Estreja Ovadia Mara”, penguan procesin e kujdesit dhe edukimit të rreth 700 fëmijëve në nëntë objekte.
Për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, MPPS-ja i ka dorëzuar kryetarit Toni Konjanovski dhe Këshillit të Komunës së Manastirit udhëzim për veprim për zgjedhjen e anëtarit të Bordit Drejtues nga radhët e punëtorëve të institucionit.Për shkak të mosveprimit në afatin e caktuar, MPPS-ja ka marrë Vendim për revokimin e kompetencës së Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Manastirit, në pjesën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarit të Bordit Drejtues në IPKKF "Estreja Ovadija Mara”.
Pothuajse një gjendje identike ka në IPKKF "Majski Cvet" - Manastir, nuk ka miratuar Program Vjetor, Raport për punën në institucionin parashkollor, as nuk është emëruar anëtar i Bordit Drejtues nga radhët e të punësuarve.
MPPS do të vazhdojë të kujdeset për të gjithë fëmijët e përkujdesur në institucionet parashkollore dhe do të zbatojë dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili gjithmonë do të kundërshtojë përpjekjet për politizimin e funksionimit ligjor të institucionit.