14.03.2022

MPPS: Është kthyer në punë drejtoresha e kopshtit “Detska Radost” – Komuna e Gazi Babës 

Lidhur me rastin e shkarkimit të drejtoreshës të kopshtit “Detska Radost” – Komuna e Gazi Babës, Ju njoftojmë se duke vepruar sipas konstatimit të Ministrisë, për mangësi materiale dhe procedurale në punën e organeve komunale, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, e ktheu në punë drejtoreshën Aneta Petreska.

Përkatësisht, ka anuluar vendimin e miratuar më parë për shkarkimin e drejtorit të institucionit dhe ka anuluar vendimin për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të institucionit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të zotohet për mbrojtjen dhe respektimin e ligjeve dhe zbatimin konsekuent të udhëheqjes të së drejtës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.