11.03.2022

MPPS: 35.000 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara do të marrin vauçerë prej 1.000 denarë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kohë krize ekonomike globale është e përkushtuar fuqishëm që të kujdeset për të gjithë qytetarët, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara. Me paketën e re prej 26 masash, Qeveria ofroi zgjidhje të shëndosha për të zbutur pasojat. Qeveria ka ndarë 400 milionë euro nga buxheti për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë.

Paketa e masave lidhur me mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, stabilitetin ekonomik dhe likuiditetin e kompanive, doli nga Këshilli Ekonomik, ku morën pjesë përfaqësues të akademisë, odave ekonomike, kompanive të mëdha në vend, sindikatave dhe ekspertë të tjerë në sektorin ekonomik dhe financiar.

Në këtë drejtim, 35.000 qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin subvencione ose vauçerë në vlerë prej 1.000 denarë, për tre muaj, për blerjen e produkteve ushqimore bazë. Në kuadër të dialogut social, ndihmë direkte financiare u ofrohet rreth 330 mijë pensionistëve, në mënyrë që qytetarët më të vjetër të marrin 3000 denarë shtesë ose 1.000 denarë më shumë në mars, prill dhe maj.

Me pranimin e propozimit të Lidhjes të Shoqatave të Pensionistëve, futet një metodologji e re për rritjen e vazhdueshme të pensioneve. Metodologjia e re, e cila do të lidhë rregullimin e pensioneve me një rritje të kostos së jetesës me 50 për qind dhe një rritje të pagës mesatare me 50 për qind, do të zbatohet pa vonesë, me pensionin e shtatorit të këtij viti. Qeveria me procedurë të shkurtuar në Kuvend dorëzoi ndryshimet në Ligjin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Kjo është një rritje historike dhe rekord - pensionistët me pension mesatar që aktualisht është 16.300 denarë, pas përfundimit të pakos financiare prej 1.000 denarë, dhe me futjen e metodologjisë së re nga shtatori e tutje, çdo muaj do të kenë mesatarisht 900 denarë më shumë në llogarinë e tyre. Sipas parashikimeve në fund të vitit 2022, pensioni mesatar mujor pritet të rritet në rreth 17.300 denarë, për dallim nga fundi i vitit 2021, kur pensioni mesatar ishte 15.876 denarë.

Kujdesi për qytetarët është prioriteti ynë!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.