20.07.2022

Zëvendësministri Enver Husejin në takim bilateral me anëtarët e Qeverisë së Kosovës

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, mori pjesë në takimin tematik bilateral të anëtarëve të Qeverive të R. së Kosovës dhe R. së Maqedonisë së Veriut. Tema e takimit ishte iniciativa ndërinstitucionale për zgjidhje të përhershme të problemeve të personave të shpërngulur nga kriza e Kosovës si “Proces i Shkupit”.

Zëvendësministri në fjalimin e tij theksoi se krijimi i mundësisë që personat e zhvendosur të aplikojnë për dokumente të caktuara dhe t'i marrin dokumentet në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut do të jetë përgjegjësi lehtësuese. Po ashtu, përjashtimi nga tarifat e përcaktuara me ligj për marrjen e dokumenteve të caktuara personale do të ishte gjithashtu i një rëndësie të madhe për këta persona.

“Iniciativa ndërinstitucionale për zgjidhje të përhershme të problemeve të personave të zhvendosur nga kriza e Kosovës, e njohur më mirë si “Procesi i Shkupit”, synon të gjejë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen personat e shpërngulur në territorin e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Duhet theksuar se Maqedonia e Veriut karakterizohet nga një numër relativisht i vogël i njerëzve”, tha Husejin.

Karakteristikë e kësaj kategorie të personave nga Kosova që qëndrojnë për shumë vite në territorin e RMV-së është se një numër më i madh i këtyre personave kanë paraqitur kërkesë për marrjen e nënshtetësisë maqedonase, ku në rastet e plotësimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve, fitojnë shtetësinë maqedonase.

Zëvendësministri Husejin u shpreh i kënaqur me interesimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve të cilët prej shumë vitesh jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.