07.07.2022

Vazhdon fushata "Zgjat dorën dhe ndrysho jetë - bëhuni përkujdesës!"

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, mori pjesë në promovimin e familjeve përkujdesëse në Negotinë, e cila është pjesë e fushatës "Zgjat dorën dhe ndrysho jetë - bëhu përkujdesës!", e cila filloi në fillim të qershorit dhe synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e familjeve përkujdesëse dhe rolin e tyre në shoqëri.

Fushata organizohet nga SOS Fshati i Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Entin për Veprimtari Sociale, Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Përkujdesëse, Qendrat e Punës Sociale dhe Pushtetin Lokal.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Husejin theksoi se fushata ka për qëllim promovimin e përkujdesjes, pra inkurajimin e sa më shumë qytetarëve që të bëhen përkujdesës për fëmijët pa kujdes prindëror në mënyrë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis të sigurt familjar të mbushur me dashuri.

“Kjo fushatë është vazhdimësi e një procesi që shteti filloi ta zbatojë në vitin 2017, kur u bë një transformim në të gjitha institucionet e mëdha që pëkujdeseshin për fëmijët, për t'u ofruar fëmijëve një kujdes më të përshtatshëm dhe një mjedis për rritje dhe zhvillim përmes përkujdesit së tyre në familjet që funksionojnë në komunitetin e tyre lokal”, tha Husejin.

Në vend kemi rreth 350 familje kujdestare që kujdesen për 600 përfitues (fëmijë).

Në fund të fjalimit të tij, zëvendësministri tha se vendi ka nevojë për një numër më të madh të familjeve përkujdesëse në mënyrë që çdo fëmijë që ka nevojë të kujdeset në një ambient familjar dhe për këtë arsye ai u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet për aplikim për familje përkujdesëse. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.