18.07.2022

Trençevska: Vazhdojmë të përpiqemi për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me dëgjim të dëmtuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot u takua përfaqësuesit e Lidhjes Nacionale e të Shurdhërve dhe të Gjysmë të Shurdhëve. Gjatë takimit u diskutua për standardizimin e gjuhës së shenjave, të drejtën e interpretuesve për personat plotësisht të shurdhër, rritjen e pagesës së aftësisë së kufizuar, si dhe sigurimin e kushteve për përfshirje në kopshte për fëmijët me dëmtime të dëgjimit.

“Ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale jemi gjithmonë të gatshëm të ndërmarrim hapat e nevojshëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të sjellim zgjidhje afatgjate për kërkesat që kemi përpara dhe sfidat që dalin prej tyre. Për t'iu qasur zgjidhjes na duhet një sasi më e madhe informacioni që do të na shërbejë në ofrimin e zgjidhjeve të përhershme”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se duhet t'i qasemi përgatitjes së draft aktiviteteve që do të përfshijnë, afatin kohor, ndërtimin financiar si dhe strategjinë.

“Përfshirja në kopshte është prioriteti ynë, prandaj është gjithmonë e një rëndësie të veçantë që të kemi pasqyrën reale të sfidave me të cilat ballafaqohen fëmijët me aftësi të kufizuara në institucionet publike për fëmijë”, tha Trençevska.

Trençevska foli edhe për mundësinë që përmes Planit operativ të masave dhe programeve aktive të përfshihen në tregun e punës personat me dëgjim të dëmtuar me qëllim të përmirësimit të standardit të tyre jetësor si dhe daljes nga rreziku social.

Në fund të takimit, ministrja dhe përfaqësuesit nga Lidhja u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm të ndërsjellë nga i cili do të përfitojnë personat me dëgjim të dëmtuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.