11.07.2022

Тrençevska: Me ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve “Pranvera” në Komunën e Qendrës, siguruam hyrjen e 150 fëmijëve në procesin parashkallor 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, zyrtarisht e shënuan fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve “Pranvera”, e cila gjendet në lagjen Pranvera.

Kopshti i ri, i cili është kopsht i parë në lagjen Pranvera, do të sigurojë përfshirjen e 150 fëmijëve, të sistemuar në 9 klasa. Ky projekt kapital do të sigurojë mbështetjen në përkujdesjen e fëmijëve nga lagjet Pranvera dhe Mëhalla e muhaxhirëve. 

Ministrja Trençevska potencoi rëndësinë e përkujdesjes parashkollore dhe edukimit, që është kyçe në zhvillimin e mëtejmë psiko-fizik të fëmijëve dhe përshtatjen e tyre më të suksesshme në procesin e mëtejmë arsimor.

Ajo e theksoi si përfshirje veçanërisht e rëndësishme dhe qasjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar që ky kopsht e ka krijuar gjatë projektit për ndërtimin e tij.

“Si ministri kompetenca e së cilës është kujdesi i fëmijëve, në vazhdimësi investojmë në rritjen e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve, krijimin e programeve të punës përkatëse për moshën e fëmijëve, por edhe jo më pak e rëndësishme, përforcim i kapaciteteve të punonjësve në institucionet publike të arsimit parashkollor”, tha Trençevska.

Ajo informoi se nga viti 2017 deri më sot, është siguruar një përfshirje e 4300 fëmijëve në arsimin parashkollor, përmes ndërtimit të 69 kopshteve në mbarë vendin, ndërsa në qytetin e Shkupit janë hapur 17 kopshte të fëmijëve.

“Me ndërtimin e kopshtit mundësohet fëmijët që janë në listën e pritjes për pranim në kopshtet e fëmijëve në lagjet e tjera, të hyjnë në sistemin edukativ-arsimor dhe të përgatiten për procesin arsimor. Njëkohësisht, prindërit e rinj u mundësojnë përkujdesje të fëmijëve të tyre por krijojmë edhe kushte për punësime të reja”, theksoi kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski.

Ai informoi se ndërtimi i kopshtit të fëmijëve është rezultat i tokës së liruar shtetërore me Plan të rishikuar urbanistik dhe është vendi ku më parë është  regjistruar një pjesë afariste.

Gerasimovski potencoi se pushteti lokal duhet të punojë sipas nevojave të qytetarëve.

Deri në fund të vitit, është parashikuar hapja e katër objekteve në Shkup dhe atë në komunat, Gjoçe Petrov, Karposh, Aerodrom dhe Sopishtë, ndërsa kopshtet në Çair dhe Haraçinë, të cilët janë gjithashtu në ndërtim e sipër, ndërsa do të hapen në vitin 2023.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.