27.07.2022
MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të korrikut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më datë 27.07.2022 (e mërkurë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të korrikut, që vazhdojnë të paguhen parakohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve:
- Të mërkurën, 27.07.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi deri 11.000 denarë;
- Të enjten, 28.07.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë
- Të premten, 29.07.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë; dhe
- Të hënën, 01.08.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18.001 denarë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur turmave para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.