25.07.2022
MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katlrt matëse
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse.
Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, si më poshtë:
- për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit kalendarik aktual,
- për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
- për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
- për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.
Shuma e shtesës arsimore për nxënësit e shkollave fillore është 737,00 denarë në muaj, përkatësisht 2.211,00 denarë për periudhë matëse. Shuma e shtesës arsimore për nxënësit e shkollave të mesme është 1.053,00 denarë në muaj, përkatësisht 3.158,00 denarë për periudhë matëse.
Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë!