29.07.2022
MPPS: Publikohet Thirrja publike për komunat, Qytetin e Shkupit dhe komunat e Qytetit të Shkupit për sigurimin e mjeteve për ofrimin e shërbimeve sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i fton komunat, Qytetin e Shkupit dhe komunat në Qytetin e Shkupit të aplikojnë në thirrjen publike për sigurimin e mjeteve për ofrimin e shërbimeve sociale, me qëllim të vazhdojë ofrimi i shërbimeve sociale të krijuara në nivel lokal nga ana e komunave. Shërbimet realizohen në bashkëpunim me ofruesin e licencuar të shërbimit, me mbështetje financiare të Ministrisë, ndërsa është e destinuar për grupet e rrezikuara të qytetarëve, për të cilët është përcaktuar nevoja e një lloji të caktuar të shërbimit.
Me Thirrjen publike sigurohen mjete për komunat me qëllim ofrimin e shërbimeve sociale:
- Shërbime në shtëpi (asistencë personale dhe ndihmë dhe kujdes në shtëpi),
- Shërbime në komunitet (qëndrim ditor dhe trajtim individual i personave me aftësi të kufizuar).
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të sigurojë mjete për ofrimin e shërbimeve sociale nga ana e komunave në bashkëpunim me ofruesit e licencuar të shërbimit, sipas çmimit të shërbimit të përcaktuar me “Vendimin për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve sociale në shtëpi, për kujdesin brenda familjar, për ndihmë profesionale dhe mbështetje, për qëndrim ditor, për qëndrim të përkohshëm, këshillim dhe për shtyrjen e mbrojtjes familjare për vitin 2022”.
Thirrja publike zgjatë nga dita e publikimit (29.07.2022) deri në fund të vitit (31.12.2022).
Thirrja publike e plotë: https://mtsp.gov.mk/oglasi-izvestuvanja.nspx