04.07.2022
Filloi realizimi i projektit “Sport për të gjithë” në ISH Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve
Me rastin e fillimit të projektit “Sport për të gjithë” i financuar nga Qyteti i Shkupit dhe Shoqata për Promovimin e Përgjegjësisë Sociale “Urban Svet”, sot u mbajt një mini garë në fushat sportive në ISH Enti për Rehabilitimit e Fëmijëve dhe të Rinjve në Fushë Tophanë.
Në manifestim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, si dhe Kryesia e Asociacionit, Ana Petrovska dhe Igor Tanturovski.
Përmes projektit është bërë dhurimi i rekuizitave dhe materialeve sportive që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të përdoruesve në institut dhe do të kontribuojnë në integrimin e tyre social dhe rekreacionin gjatë aktiviteteve.
“Çdo ditë ne punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së përdoruesve tanë. Donacione të tilla nga sektori civil kontribuojnë në sigurimin e materialeve për kryerjen e suksesshme dhe të avancuar të aktiviteteve nga ana e punonjësve dhe rrjedhimisht edhe në paaftësitë që kanë përdoruesit”, tha drejtoresha e Institutit ISH Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, Asie Pasholli.
Ajo theksoi se një donacion i tillë do të kontribuojë në zhvillimin e aftësive motorike fine dhe bruto të përdoruesve, si dhe në ndërveprimin e tyre më të madh reciprok, i cili do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre emocional, konjuktiv dhe socio-emocional.
“Në kuadër të projektit që ka nisur më 1 qershor “Sport për të gjithë” dhe do të zgjasë 6 muaj, janë planifikuar më shumë se 10 aktivitete në të cilat do të përdorim pajisjet e marra, të cilat do të mbeten pronë e Entit për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe Fëmijëve dhe të Rinjve”, sqaroi kryetarja e Shoqatës “Urban Sver”, Ana Petrovska.
Ajo theksoi se qëllimi i aktiviteteve të “Urban Svet” është ndërgjegjësimi i shoqërisë për personat me aftësi të kufizuara dhe se si pjesë e sektorit civil, vullnetarisht kanë ofruar ndihmën e tyre pranë Entit për aplikimin e projektit të cilat do të mundësojnë aktivitete me cilësi të lartë për përdoruesit.Në manifestim, përveç punonjësve të Entit për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, morën pjesë edhe vullnetarë nga “Urban Svet”, si dhe vullnetarë nga organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Çairi.