01.08.2022

Trençevska: Punojmë në avancimin e shërbimeve sociale me qëllim jetë më cilësore për personat me aftësi të kufizuar dhe personat e moshuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot ishte mysafire në programin e mëngjesit të Radio Televizionit të Maqedonisë. Temat për të cilat ministrja foli ishin të ndërlidhura me shërbimin e asistencës personale, thirrja e dytë publike e shërbimeve sociale në komunat, metodologjia e re për harmonizimin e pensioneve dhe mbrojtja e fëmijëve.

Në fillim të emisionit u transmetua një program me asistencë personale dhe përdorues në të cilën ishin transmetuar përvoja nga jeta e përditshme gjatë punës, por edhe kënaqësi nga shërbimi i zbatuar për asistencë personale nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Për vetë profesionin si asistent personal i personave me aftësi të kufizuar dhe persona që kanë funksionalitet të zvogëluar, nevojitet empati e madhe dhe dëshirë për kryerjen e veprimtarisë. Ky shërbim është futur në vitin 2019 me Ligjin e ri të sigurimit social dhe iu takon personave me pengesa të vështira fizike dhe pengesa më të vështira fizike prej 6 deri 69 vjeçare. Për momentin në kuvend janë edhe ndryshimet e Ligjit të Sigurimit Shëndetësor me të cilin planifikojmë t’i përfshijmë edhe personat me pengesa të kombinuara me çka do të rrisim gamën e përfituesve”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se sot ka 183 asistentë personal të cilët ofrojnë shërbimin e asistencës personale nëpërmjet promovuesve në vend të cilët shërbejnë si mbështetje e përfituesve dhe asistentëve.

Promovuesi më i madh i këtij shërbimi është kryqi i kuq. Ajo theksoi se asistentët personal kalojnë në trajnime për të cilat marrin licencë pune si dhe gjatë kohës së punës, kualifikimi shtesë vazhdon me qëllim ofrimin e shërbimit më cilësor.

Trençevska foli edhe për bashkëpunimin me pushtetin lokal dhe rëndësinë e shërbimeve sociale në komunat e përshtatura me nevojat e qytetarëve.

“Në vitin 2019 publikuam thirrjen e parë publike për shfaqjen e interesit të njësive lokale të zbatimit të shërbimeve sociale. Përmes thirrjes dorëzohet projekti nga komuna për nevojat e bashkësisë lokale për llojin e ndryshëm të shërbimit si: shërbimi për ndihmë dhe kujdes të personave me aftësi të kufizuar, ndihmë dhe kujdes të personave të moshuar, hapje të qendrave të reja për personat me aftësi të kufizuar ose shërbime të tjera. Sot me 22 komuna kemi lidhur marrëveshje administrative ku MTSP e financon ofrimin e shërbimeve për asistentët personal në pushtetin lokal”, tha Trençevska.

Ministrja tha se për momentin është aktiv edhe thirrja e dytë publike dhe i inkurajoi komunat të bashkëngjesin projekte në pajtim me nevojat e qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.