30.08.2022

Trençevska nga Gjeneva: Shënohet progres i shtetit në fushën e të drejtave të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve, sot morën pjesë në ditën e dytë të prezantimit të Raportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në Gjenevë. Delegacioni mori pjesë në një dialog interaktiv me qëllim të shpjegimit të të arriturave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe t'u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e Komitetit.

“Vendosmëria e vendit tonë është më se e dukshme dhe ne do të qëndrojmë konsekuent me të edhe në të ardhmen. Sipas asaj që u prezantua përmes raportit kombëtar, lista e përgjigjeve për pyetjet shtesë dhe dy seancat e dialogut interaktiv, manifestohet qartë përkushtimi i shtetit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të fëmijëve si individ. Është vërejtur progresi i arritur, por në të njëjtën kohë paraqet nxitje për të forcuar përpjekjet tona në drejtim të garantimit të interesit më të mirë të fëmijës dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve nga çdo aspekt”, tha Trençevska.

Përfaqësuesit e delegacionit iu përgjigjën pyetjeve që janë në interes të ministrisë së tyre përkatëse dhe bënë një pasqyrë të hollësishme të punës dhe angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. U theksua qasja multisektoriale si dhe përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në tejkalimin e sfidave dhe promovimin e të drejtave themelore të fëmijëve.

Në fokus të diskutimit ishin edhe personat me aftësi të kufizuara, ku ministrja theksoi se në një vend, edhe nëse ka vetëm një fëmijë me aftësi të kufizuara, duhet të merren politika dhe masa për të mundësuar përfshirjen e tij në të gjitha sferat sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.