17.08.2022

Trençevska në vizitë në Gjevgjeli: Kujdesemi për qytetarët më të rrezikuar, ndihma dhe mbështetja të shkojnë aty ku nevojitet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në kuadër të vizitës së sotme të Komunës së Gjevgjelisë, realizoi takim me pensionistët e kësaj komune, i vizitoi të punësuarit dhe fëmijët e IPKF “Detska radost”, Qendra e punës sociale dhe vizita e Komunës së Gjevgjelisë e përmbylli me vizitën e shtëpisë së shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve nga sistemi i mbrojtjes sociale. 

Tema e takimit me pensionistët ishte avancimi i standardit jetësor i kësaj kategorie të rrezikuar të qytetarëve, përmes aplikimit të metodologjisë së re për rritjen e pensioneve, me të cilën harmonizimi i pensioneve kryhet sipas lëvizjes së indeksit së shpenzimeve të jetës në lartësi prej 50% dhe rritja e pagës së paguar mesatare e të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lartësi prej 50%. Pensionet edhe më tej do të harmonizohen dy herë në vit, dhe atë çdo vit më 1 mars dhe më 1 shtator. 

“Me pensionin në muajin shtator, pensionistët do të kenë shtesë rreth 8% deri 10% plus në llogarinë e tyre, që paraqet rritje rekorde e pensioneve në historinë e shtetit. Me mënyrën e tillë të harmonizimit dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë financiare e cila ishte e paraparë për muajin prill, maj dhe qershor në vitin 2022, për 12 muaj, mesatarisht pensionistët do të kenë gjithsej në vit rreth 12.000 denarë plus në buxhetin krahasuar me vitin 2021”, tha ministrja Trençevska në bisedë me pensionistët.

Trençevska i vizitoi të punësuarit dhe fëmijët e IPKF “Detska radost”, ku ishte e pranishme edhe në pikën muzikore të përgatitur nga fëmijët e këtij kopshti. Në kuadër të IPKF “Detska radost”, vijon procedura për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve “Luledielli”, me një hapësirë prej 1150 m2, e cila do të sigurojë një përfshirje të 135 fëmijëve të ri të moshës parashkollore.  Fillimi i punimeve ndërtimore pritet të fillojnë më së voni deri në fund të vitit.

Për të drejtat sociale dhe shërbimet nga sistemi i mbrojtjes sociale, ministrja bisedoi me të punësuarit në Qendrën e Punës Sociale-Gjevgjeli, të cilët njoftuan se në nivel të komunës, për momentin ka 248 përfitues të Ndihmës së garantuar minimale, 1254 përfitues të shërbimit ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, të drejtën e pengesës e shfrytëzojnë 168 persona, 18 përfitues në Qendrën ditore të personave me pengesa, si dhe pa ndërprerje vijon pagesa e të drejtave të tjera sociale. 

Ministrja e vizitoi edhe shtëpinë e Fanka Dineva, person shfrytëzues të asistencës personale, e drejta e kujdesit nga një person tjetër dhe e drejta e mobilitetit. Derisa partneri i saj, Jonçe, është përfitues i asistentit personal. Në takim shprehën kënaqësi nga mbështetja e cila e siguron shtetin për personat me pengesa.

Reforma në mbrojtjen sociale solli përfitime të shumta për qytetarët të cilëve ndihma iu është e domosdoshme. Nga rritja e të drejtave në të holla deri në zgjerimin e shërbimeve sociale. 

“Kujdesi i kategorive të rrezikuara të qytetarëve është prioritet dhe përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Prandaj, në vazhdimësi kontribuojmë në avancimin e të drejtave të tyre dhe aplikimi i shërbimeve të reja sociale”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.