22.08.2022

Trençevska: Familjet kujdestare po japin rezultate, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror rriten në një atmosferë familjare 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar familjen kujdestare Goshevi, e cila ka përkujdesur tre fëmijë të moshës katër, katërmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeç, me rreziqe të ndryshme sociale dhe shëndetësore. 

“Me përkushtim, dashuri dhe kujdes të vërtetë, familja kujdestare Goshevi ka arritur plotësisht të krijojë një atmosferë familjare që ka një rëndësi të madhe për zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve. Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, ky është edhe angazhimi ynë, përmes reformave në mbrojtjen sociale, fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore do të vendosen në një mjedis më të afërt me atmosferën familjare. Kënaqësia e kujdestarëve dhe lumturia që rrezaton nga fytyrat e fëmijëve është konfirmim se reforma jep rezultate reale”, tha Trençevska. 

Ajo theksoi se mbështetja, vëmendja dhe kujdesi i familjes janë vendimtare për përparimin e fëmijëve. 

Me qëllim të mbështetjes së familjeve kujdestare dhe inkurajimit të qytetarëve që kanë kushte për t’u bërë pjesë e familjeve strehuese, në vendin tonë janë themeluar tri Qendra për të mbështetur familjet kujdestare, si Qendra pranë SOS Fshatin e Fëmijëve, Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori” Shkup. dhe Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir. 

Qendrat mbështetëse për familjet kujdestare janë themeluar me Ligjin e ri për Mbrojtjen Sociale dhe detyra e tyre është përgatitja, vlerësimi dhe trajnimi i familjeve të ardhshme kujdestare. Për momentin në vend ka 324 familje kujdestare, në të cilat janë vendosur gjithsej 576 përfitues.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.