18.08.2022

MPPS: Sot dhe nesër fazë e portokalltë në të gjithë vendin - rekomandohet lirimi nga puna i kategorive të ndjeshme të popullatës  

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit që vijon, në përputhje me Planin e veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës. 

I gjithë territori i vendit tonë do të ndikohet nga temperaturat e fazës së portokalltë gjatë ditës së sotme dhe nesër, nga data 18.08 deri më 19.08.2021.

 

Masat e përgjithshme që duhet të respektohen janë si vijon:  

Lirim nga obligimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullatës,  si gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjeç. 

Në institucionet për kujdes të fëmijëve, (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. 

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale në rajonet e përfshira nga vala e nxehtë, të ofrojnë ndihmë për personat që jetojnë vetëm, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët. 

Duke marrë parasysh faktin se  procese të caktuara të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit e detyrimit për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë. 

Në mënyrë që punëtorët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit, është e nevojshme organizimi i orarit të punës duke shmangur qëndrimin në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00. 

Në përputhje me këto rekomandime, Qeveria i miratoi këto konkluzione:  

Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike t’i respektojnë rekomandimet,

I rekomandohet sektorit privat të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit dhe shmangie e qëndrimit në ambient të hapur në periudhë nga ora 11:00 deri në orën 17:00,

Kjo masë të jetë në kohëzgjatje prej dy ditë, deri në marrjen e vendimit të mëtejshëm,

Orari i punës në kopshte të organizohet në periudhë nga ora 7:00 deri në orën 17:00, kështu që mos të praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët mos të dalin jashtë pas orës 11:00. 

Të gjithë subjektet juridikë që kryejnë aktivitete në ambient të hapur të ndërpresin aktivitetet në periudhë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kjo  veçanërisht vlen për punëtorët që punojnë në ndërtimtari. 

Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i bën thirrje Inspektoratit Shtetëror të Punës që t’i shtojë kontrollet inspektuese. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.