22.08.2022

MPPS: Shtesa prej 1000 denarë për përfituesit e NGM do të vazhdojë nga tetori deri në mars 

Lidhur me informacionet e plasuara në opinion për kinse shkurtimin e kompensimit prej 1000 denarë për përfituesit e ndihmës së garantuar minimale, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e përgënjeshtron informacionin dhe e informon opinionin se bëhet fjalë për kompensim në të holla që u është paguar përfituesve të NGM-së në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

 

Shtesa prej 1000 denarëve, për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të konsumit të energjensave për përfituesit e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale, pagesa e së cilës vazhdoi edhe në muajt e mbetur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekretet e miratuara nga Qeveria u ndalua pagesa e kompensimit për përfituesit e NGM-së. Kjo shtesë do të vazhdojë të paguhet në muajt e sezonit të ngrohjes, sikurse më parë. 

Kjo lloj pagese sipas Ligjit për mbrojtje sociale do të vazhdojë nga tetori deri në mars të këtij viti për të vitit tjetër për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjensave në amvisëri. 

Vendimet e tilla për veprim janë marrë në përputhje me Ligjin dhe për to është njoftuar opinioni me një komunikatë për media, të publikuar më 5 gusht 2022.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.