31.01.2025
Limani e vizitoi Demir Hisarin: Çdo qytetar është i rëndësishëm dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur - ta kultivojmë humanizmin si një nga cilësitë më sublime njerëzore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar disa institucione në Komunën e Demir Hisarit.
Vizita filloi me dhurimin e paketave higjienike humanitare për personat që përdorin shërbimet e ISHP Spitali Psikiatrik Demir Hisar.
Me mbështetjen e donatorëve të LDS (Lator Day Saint Charities), u dorëzuan rreth 100 paketa për rreth 400 persona të vendosur në Spitalin e Demir Hisarit dhe frekuentues në Spitalin Ditore në Prilep.
Gjatë vizitës u organizua edhe aksioni i dhurimit të gjakut nga punonjësit e këtij institucioni, por edhe qytetarë nga kjo komunë.
Gjatë vizitës ministri porositi: “Çdo qytetar është i rëndësishëm dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur”. Le ta kultivojmë humanizmin si një nga cilësitë më sublime njerëzore, duke ndihmuar dhe kuptuar të tjerët pa rezerva!”.
Ministri, më pas, e vizitoi Qendrën për Punë Sociale në Demir Hisar. Në takim u diskutua për të drejtat dhe shërbimet që Qendra u ofron qytetarëve të kësaj komune.
Ministria është e përkushtuar për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në mënyrë që mbështetja dhe ndihma të arrijë tek qytetarët që kanë vërtet nevojë.
Gjithashtu po investohet edhe në sigurimin e kuadrove profesionale, të nevojshëm për ofrimin efikas të të drejtave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
Vizita e Demir Hisarit u përmbyll me vizitën në Kopshtin “2 Shtatori” në këtë komunë. Si ministri kompetente, mbrojtja e fëmijëve është vendosur si prioritet kryesor. Dhe të gjitha përpjekjet kanë për qëllim sigurimin e zhvillimit cilësor të fëmijërisë së hershme. Ministria po investon në kapacitete të reja dhe në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.
Ministri apeloi edhe një herë për proaktivitet nga komunat për të aplikuar me projekte në ministri për të përmirësuar cilësinë e arsimit parashkollor.
“Duke investuar tek fëmijët tanë më të vegjël, ne po investojmë në të ardhmen e vendit tonë”, porositi Limani.