25.03.2025
Vizitë studimore e përfaqësuesve të pushtetit lokal, institucioneve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut
Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, institucioneve sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga Ukraina janë në një vizitë studimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 24 deri më 28 mars.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në lidhje me reformat e vazhdueshme në mbrojtjen sociale ndërmjet institucioneve, organizatave dhe ekspertëve nga Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, veçanërisht në lidhje me:
-transformimin e ish-institucioneve rezidenciale në ofrues modernë të shërbimeve sociale në komunitet;
-arritjet dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i projektit në të dy vendet; dhe
-rolin e pushtetit vendor në sistemin e shërbimeve sociale në të dy vendet – arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra.
Në përputhje me agjendën për realizimin e vizitës studimore, sot në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve përfaqësues nga Ukraina zhvilluan një takim pune me Sekretarin Shtetëror Fatmir Sabriu, shefen e kabinetit të Ministrit, Flutra Kalisi, këshilltaren shtetërore Drita Asllani dhe përfaqësues të SOS Fshati i Fëmijëve.

Përveç takimit të punës në ministri, përfaqësuesit nga Ukraina do të vizitojnë Qendrën për mbështetje të familjeve kujdestare të SOS Fshatit të fëmijëve, shtëpitë e grupeve të vogla në Shtëpinë për fëmijë pa përkujdesje prindërore "11 Tetori" - Shkup, si dhe familjet kujdestare.