27.09.2022

Trençevska: Sektori civil është një hallkë e rëndësishme në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në takimin me Lidhjes Nacionale për Barazi Gjinore. Në takim u shpallën rekomandimet e sindikatës, të cilat janë rezultat i tryezës së rrumbullakët me temën “Së bashku për zgjidhje të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” që u mbajt në periudhën e kaluar.

“Në vitin 2017, vendi ynë nënshkroi Konventën për parandalimin dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e cila u ratifikua në vitin 2018. Rrjedhimisht, u miratua “Plani i veprimit për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë 2018-2023”, tha Trençevska.

Ministrja posaçërisht theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për përballjen me sukses të dhunës dhe shtoi se rëndësi të veçantë janë angazhimet e Lidhjes Nacionale për Barazi Gjinore dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të merren parasysh në punën e institucioneve që merren me çështja e dhunës dhe barazisë gjinore.

“Për momentin është duke u zhvilluar vizita vlerësuese e trupit të pavarur ekspert në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit, e cila me rekomandimet e tyre do të ndikojë edhe më shumë në suksesin në zbatimin e duhur të konventës”, tha Trençevska.

Rekomandimet e Lidhjes Nacionale kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve në institucionet publike, ndërgjegjësimin e publikut për dhunën, zbatimin e dispozitave penale për personat juridik që nuk veprojnë sipas ligjit dhe ngritjen e organeve koordinuese lokale në të gjithë territorin e shtetit.

.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.