Qendra rinore

Qendrat rinore janë vende ku përgatiten dhe zbatohen programe që përmirësojnë mirëqenien e të rinjve, zhvillimin e jetës personale, sociale dhe profesionale të të rinjve, informacione me interes të rëndësishëm për të rinjtë dhe aspekte të tjera të jetës rinore. Në pajtim me Ligjin për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, secila komunë është e obliguar të themelojë një qendër rinore, brenda 5 viteve nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit.

Deri më tani, sipas përgjigjeve të marra nga komunat, qendra rinore ka në 8 komuna (10% e të gjitha komunave), në këto komuna: Gazi Babë, Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Ohër, Sveti Nikollë, Qendër, Çair. Këtu është e rëndësishme të theksohet se vetëm 3 nga komunat e mësipërme i përmbushin standardet e cilësisë së qendrave rinore, të miratuara nga Agjencia për Rini dhe Sport, dhe këto janë komunat e Kavadarit, Kumanovës dhe Ohrit.

Qendrat rinore në komunat tjera janë hapur me mbështetjen e donatorëve dhe funksionojnë para miratimit të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore. Gjithashtu, procesi për hapjen e qendrës rinore ka filluar edhe në komunat Manastir, Veles, Vinicë, Probishtip, Shtip.




*Informacioni është i disponueshëm në publikimin e Raportit të MONITORIMIT të KNMK-së mbi Zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrjen e Rinisë dhe Politikat Rinore, faqet 26-27

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.