SHTESË PËR ARSIM

Shtesa për arsim, sigurohet me qëllim të mbulimit të një pjese të shpenzimeve të amvisërisë në lidhje me arsimimin e fëmijëve, në varësi prej gjendjes materiale të amvisërisë si dhe për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

TË DREJTË NË SHTESË PËR ARSIM KA NJË AMVISËRI ME FËMIJË i cili është në shkollim të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të verifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe të shënuara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore, që janë realizuar gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë janë në vlerën e pragut për qasje për të drejtën e shtesës për arsim, që është i vendosur në 6800 denarë, e që rritet për secilin anëtarë të amvisërisë për koeficientet e shkallës ekuivalente, por më së shumti tetë anëtarë në amvisëri.

· PRAGU PËR QASJE TË SHTESËS PËR ARSIM është varësisht nga numri i anëtarëve në amvisëri dhe përllogaritet me shkallë ekuivalente e cila për një anëtarë të amvisërisë është 1 dhe ka vlerën prej 6800 denarë, kurse për anëtarët e tjerë, shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0,5 për anëtarin e dytë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e tretë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e katërt të amvisërisë, për koeficientin prej 0,2 për anëtarin e pestë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e gjashtë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e shtatë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e tetë të amvisërisë dhe më së shumti deri në tetë anëtarë të amvisërisë

SHKALLA EKUIVALENTE rritet në mënyrë shtesë për 1,2 për prind të vetëm.

Kështu si shembull, për një amvisëri me tre anëtarë, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë nuk guxon që ta tejkalojë shumën prej 12.920 denarë, për amvisëri katëranëtarëshe 15.640, për amvisëri pesëanëtarëshe 17.000 denarë, për amvisëri gjashtëanëtarëshe 17.680, për amvisëri shtatëanëtarëshe 18.360 denarë, kurse për atë tetëanëtarëshe 19.040 denarë

Për një amvisëri treanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 21.080 denarë, te një amvisëri pesëanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 25.160 denarë.

Gjatë përcaktimit të shumës së pragut për qasje në të drejtën për shtesë fëmijërore, për një anëtarë të amvisërisë ose familjes nuk konsiderohet një person i cili:

  • është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë,
  • me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje jashtë familjare, ose është i vendosur në institucion shëndetësor ose institucion tjetër deri sa zgjatë ky akomodim dhe
  • është kryerës i dhunës në familje

Të drejtë në shtesë për arsim  ka edhe një amvisëri me fëmijë që është në shkollim të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të verifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe që janë të shënuara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë realizuar të drejtën e ndihmës së garantuar minimale në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Amvisëri në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një amvisëri me një anëtar ose bashkësi e anëtarëve të familjes, si dhe familjarë tjerë ndërmjet të cilëve nuk ekziston obligim ligjor për kujdes të ndërsjellë, të cilët jetojnë, kontribuojnë, menaxhojnë dhe shpenzojnë së bashku.

Si prind i vetëm i një fëmije që realizon të drejtën e shtesës fëmijërore dhe/ose të drejtën e shtesës për arsim, në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, konsiderohet prindi:

  • fëmijë për të cilin kujdeset, nëse prindi tjetër është i vdekur;
  • fëmijë që pas vdekjes së prindit ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie të punës;
  • fëmijë që pas vdekjes së prindit ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie të punës;
  • fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk është në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore;
  • fëmijë të cilit njëri prind nuk i dihet dhe
  • fëmijë të cilit njëri prind konsiderohet i zhdukur.

E drejta e shtesës për arsim realizohet në varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë.

Të drejtë për shtesë për arsim ka një fëmijë të një amvisërie e cila të hyrat mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha aspektet e të gjithë anëtarëve të amvisërisë është në shumën e pragut për qasje në të drejtën e shtesës për arsim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Si të hyra për numrin e përgjithshëm të anëtarëve të amvisërisë konsiderohen:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nën qira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prind dhe kujdes prindëror.

 

E drejta e shtesës për arsim nuk mund të realizohet për fëmijë nëse amvisëria posedon:

  • Shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar;
  • Banesë ose shtëpi në ndërtim;
  • Hapësirë afariste;
  • Kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë
  • Letra me vlerë
  • tokë ndërtimore, përveç tokës në të cilën ndodhet ndërtesa ku banon shfrytëzuesi.

Si të hyra gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për shtesë për arsim nuk konsiderohen: ndihma e garantuar minimale, kompensimi për ndihmë dhe kujdes për një person tjetër, kompensim për shkak të pengesave, shtesë për banim, ndihmë e njëhershme në para, kompensim në para për shpenzimet e një personi të akomoduar dhe kompensim për një person në një familje kujdestare, ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur, ndihmë të posaçme, shtesë fëmijërore, përkujdesje ligjore për fëmijë në shumë deri në 6.000 denarë, kompensim për regjistruesit për realizimin e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarët e amvisërisë, kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit Operativ për programet dhe masa aktive për punësim, bursa, të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punë sezonale dhe punë të tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, donacione në pajtim me Ligjin për donacione, kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësim praktik për studentët, kompensim për punë praktikuese në pajtim me Ligjin për praktikë, kompensim për vullnetarët në pajtim me Ligjin për vullnetar, ndihmë financiare për shërim brenda ose jashtë vendit, kompensime që dalin nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hyra neto të paraqitura ose të realizuara nga shtija e produkteve bujqësore nga të gjithë anëtarët e amvisërisë në shumë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të kaluar dhe të hyra neto të paraqitura dhe të realizuara nga burime tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarëve gjatë 12 muajve të fundit.

E drejta e shtesës për arsim shfrytëzohet për fëmijë që ka marrë pjesë në së paku 85% nga numri i përgjithshëm i orëve të realizuara mësimore dhe nuk ka shfrytëzuar shtesë për arsim gjatë vitit të njëjtë shkollor 

Kontrolli për plotësimin e kushtit për pagesën e shtesës për arsim, kryhet për secilën nga këto periudha matëse: 

  • periudha e parë matëse nga 1 shtatori deri më 31 tetor të vitit vijues kalendarik,
  • periudha e dytë matëse nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor të vitit vijues kalendarik,
  • periudha e tretë matëse nga 20 janari deri më 30 mars të vitit të ardhshëm kalendarik dhe
  • periudha e katërt matëse nga 1 prilli e deri në fund të vitit shkollor. 

Shuma e shtesës për arsim ka vlerën:

  • 700 denarë në muaj për një nxënës në arsim fillor, respektivisht 8.400 denarë është shuma vjetore,
  • 1000 denarë në muaj për një nxënës në arsim të mesëm, respektivisht 12.000 në vit.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës në vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumës së shtesës për arsim.

Pagesa bëhet në katër shuma të barabarta nga 2.100 denarë për nxënës të arsimit fillor, respektivisht nga 3.000 denarë për nxënës të arsimit të mesëm, pas përfundimit të secilës periudhë matëse.

Pagesa e shtesës për arsim i bëhet nënës, fëmija/fëmijët e të cilës marrin shtesë për arsim për vitin vijues shkollor, ndërsa nëse nëna për shkaqe të arsyeshme nuk mund ta marrë shtesën për arsim, pagesa i bëhet babait 

Shkaqet e arsyeshme janë kur nëna:

 

  • nuk është e gjallë
  • e ka braktisur fëmijën,
  • është në vuajtje të dënimit me burg,
  • është në mjekim të vazhdueshëm spitalor më shumë se tre muaj,
  • është në gjendje serioze shëndetësore,
  • nuk ka aftësi për punë,

Të drejtë për shtesë në arsim ka edhe kujdestari i një fëmije pa prind dhe kujdes prindëror që nuk është i strehuar në një institucion për mbrojtje sociale jashtë familjare.

E drejta e shtesës për arsim pushon kur

  • fëmija nuk është më i moshës së shkollës së mesme, në pajtim me ligjin,
  • fëmija e ka ndërprerë ndjekjen e shkollimit,
  • e drejta është realizuar në bazë të të dhënave të pavërteta dhe jo të plota dhe
  • shfrytëzuesi i shtesës për arsim, pa parashtruar kërkesë për pushimin e së drejtës për shtesë për arsim.

Pagesa e shtesës për arsim bëhet në katër periudha matëse edhe atë:

  • për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit vijues kalendarik,
  • për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj të vitit vijues kalendarik dhe
  • për periudhën e katërt matëse, pagesa kryhet gjatë muajit korrik të vitit vijues kalendarik.

Procedura për realizimin e të drejtës për shtesë për arsim iniciohet pas kërkesës së parashtruar nga ana e prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës. Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave në kërkesë.

Kërkesa për realizimin e të drejtës me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale që është kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanim ose vendqëndrim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim, me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale edhe atë nga 1 shtatori i vitit vijues deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Për të realizuar të drejtën për shtesë në arsim për periudhën e parë matëse, kërkesa duhet të parashtrohet më së voni deri më 15 tetor të vitit vijues

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë në arsim është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për ­çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave të cilat kanë qenë bazë për njohjen e së drejtës, më së voni deri në 15 ditë nga dita kur janë bërë ato ndryshime, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rastet nëse kanë dhënë të dhëna të pavërteta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, e më së voni një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar dhe shfrytëzuar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstatohet se të njëjtat kanë ndryshuar, miratohet një vendim i ri. 

Qendra për punë sociale e konstaton nevojën për realizimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për shtesë për arsim në bazë të kontrollit të drejtpërdrejt në amvisërinë e parashtruesit të kërkesës dhe shfrytëzuesit të së drejtës, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Ndaj ankesës kundër vendimit të qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë, vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO “Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim” – SHTOJCA nr.5 BDO, e cila gjendet në banerin në këtë link  

Shtesë për arsim për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror

Personi i cili deri më moshën e tij 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, e që është nxënës i rregullt në shkollë të mesme, ka të drejtë për shtesë për arsim.

Gjendja e të hyrave për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, konstatohet në bazë të të hyrave të përgjithshme mesatare mujore për të dhe anëtarët e amvisërisë së tij në shumën e pragut për qasje në të drejtën e shtesës për arsim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës edhe atë:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nën qira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prind dhe kujdes prindëror.

Si pronë dhe të drejta pronësore të personit i cili deri më moshën 18 vjeçare të fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror dhe anëtarëve të amvisërisë së tij prej të cilave mund të jetojnë, konsiderohen: shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar, banesë ose shtëpi në ndërtim, hapësirë afariste, kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë dhe letra me vlerë.

Si të hyra nuk konsiderohen: ndihma e garantuar minimale, kompensimi për ndihmë dhe kujdes për një person tjetër, kompensim për shkak të pengesave, shtesë për banim, ndihmë e njëhershme në para, kompensim në para për shpenzimet e një personi të akomoduar dhe kompensim për një person në një familje kujdestare, ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur, ndihmë të posaçme, shtesë fëmijërore, përkujdesje ligjore për fëmijë në shumë deri në 6.000 denarë, kompensim për regjistruesit për realizimin e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarët e amvisërisë, kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim, bursa, të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punë sezonale dhe punë të tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, donacione në pajtim me Ligjin për donacione, kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësim praktik për studentët, kompensim për punë praktikuese në pajtim me Ligjin për praktikë, kompensim për vullnetarët në pajtim me Ligjin për vullnetar, ndihmë financiare për shërim brenda ose jashtë vendit, kompensime që dalin nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hyra neto të paraqitura ose të realizuara nga shtija e produkteve bujqësore nga të gjithë anëtarët e amvisërisë në shumë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të kaluar dhe të hyra neto të paraqitura dhe të realizuara nga burime tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarëve gjatë 12 muajve të fundit.

SHUMA E SË DREJTËS PËR SHTESË PËR ARSIM PËR PERSONIN QË DERI NË MOSHËN 18 VJEÇARE KA PASUR STATUS TË FËMIJËS PA PRIND DHE KUJDES PRINDËROR është:          

  • 1.600 denarë në muaj nëse personi shfrytëzon ndihmën e garantuar minimale,
  • 5.600 denarë në muaj nëse personi nuk shfrytëzon të drejtën e garantuar minimale dhe nëse personi nuk ka të hyra dhe pronë nga e cila mund të jetojë.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar , të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO/D18 Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim për një person që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror:” – SHTOJCA nr.5A BDO/D18, e cila gjendet në banerin në këtë link

Të drejtë për shtesë për arsim ka edhe një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, i cili është i regjistruar si student i rregullt në ndonjë prej universiteteve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për çdo vit të rregullt studimor, më së voni deri në moshën 26 vjeçare. 

Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, nëse regjistrohet në ciklin e dytë të studimeve të magjistraturës ka të drejtë për shtesë në arsim gjatë kohëzgjatjes së studimeve të magjistraturës, por më së shumti deri në tre vjet nga dita e regjistrimit. Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, nëse regjistrohet në ciklin e tretë të studimeve të doktoratës ka të drejtë për shtesë në arsim gjatë kohëzgjatjes së studimeve të doktoratës, por më së shumti deri në gjashtë vjet nga dita e regjistrimit. Shtesa për arsim për personin i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror i pushon nëse e regjistron sërish vitin studimor, respektivisht regjistrohet në të njëjtin vit studiues në ndonjë institucion tjetër publik të arsimit të lartë. Kjo e drejtë mund që sërish të realizohet me regjistrimin e vitit të ardhshëm studimor në të njëjtin cikël të studimeve.

Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror një herë në vit dorëzon vërtetim deri te qendra për punë sociale, për regjistrimin e rregullt në vitin studiues dhe për kryerje të obligimeve nga studimet e magjistraturës dhe doktoratës, në pajtim me statutin e institucionit publik të arsimit të lartë, më së voni një muaj pas fillimit të vitit studiues. 

SHUMA E SHTESËS PËR ARSIM PËR PERSONIN I CILI DERI NË MOSHËN 18 VJEÇARE KA PASUR STATUSIN E FËMIJËS PA PRIND DHE KUJDES PRINDËROR ËSHTË: 

  • 12.000 denarë në muaj nëse personi shfrytëzon banesë sociale me qira,
  • 24.000 denarë në muaj nëse personi nuk shfrytëzon banesë sociale me qira.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Kjo e drejtë realizohet dhe shfrytëzohet pavarësisht nga gjendja materiale. 

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO/DS: Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim për student i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror:” – SHTOJCA nr.5B BDO/DS, e cila gjendet në banerin në këtë link

PROCEDURA PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS PËR SHTESË PËR ARSIM për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, iniciohet pas kërkesës së parashtruar deri te qendra kompetente për rajonin ku personi që e parashtron kërkesën ka vendbanim ose vendqëndrim. 

Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë për arsim është i obliguar ta njoftojnë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të rrethanave dhe fakteve që kanë qenë bazë për pranimin e së drejtës, më së voni deri 15 ditë nga dita kur janë bërë ndryshimet, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rast se jep të dhëna të pasakta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se të njëjtat kanë ndryshuar, miraton një vendim të ri.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.