SHTESA PRINDËRORE PËR FËMIJË

Shtesa prindërore për fëmijë realizohet nga nëna për fëmijën e sajë të tretë, që ka lindur gjallë. E drejta realizohet nga nëna kur ajo është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit para parashtrimit të kërkesës. E drejta e shtesës prindërore realizohet nga nëna e cila kujdeset drejtpërdrejt për fëmijën për të cilën ka parashtruar kërkesën, fëmijët e të cilës sipas radhës paraprake të lindjes nuk janë të vendosur në institucione për mbrojtje sociale, familje kujdestare ose nuk janë dhënë për adoptim, si dhe të cilës nuk i është marrë e drejta prindërore ndaj fëmijëve nga radha paraprake e lindjes.

E drejta nuk mund të realizohet nëse nëna gjatë shtatzënisë nuk ka kryer kontrollet shëndetësore si dhe kontrollet te mjeku i përzgjedhur specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë.

E drejta nuk mund të realizohet, respektivisht do ta humb të drejtën, veç më të fituar, nëse:

  • nuk kryhen vaksinimet e detyrueshme të fëmijës, në pajtim me ligjin dhe
  • fëmija nuk është regjistruar dhe nuk e ndjek me rregull mësimin në shkollë fillore, në pajtim me ligjin.

Me përjashtim, e drejta për shtesë prindërore realizohet edhe për fëmijën:

  • i cili për shkak të sëmundjes ose lëndimit nuk ka mundësi që ta ndjek me rregull mësimin dhe për këtë arsye e vazhdon arsimim në mënyrë të çrregullt në pajtim me ligjin dhe
  • i cili për shkak të shkallës së pengimit nuk mund të arsimohet, në pajtim me ligjin.

E drejta nuk mund të realizohet edhe nëse nëna në momentin e parashtrimit të kërkesës jeton dhe punon jashtë vendit.

Në rast se nëna nuk është gjallë, e ka braktisur fëmijën, ose për shkaqe të arsyeshme është e penguar që të kujdeset drejtpërdrejt për fëmijën, të drejtën në vend të nënës mund ta realizojë babai ose kujdestari nëse i plotëson kushtet e lartpërmendura.

Shkaqe të arsyeshme janë:

  • mjekim spitalor më i gjatë kohor dhe i vazhdueshëm i nënës;
  • gjendje e rënduar serioze shëndetësore e nënës;
  • qëndrim studimor, përsosje dhe specializim i nënës dhe
  • aftësia e marrë për punë e nënës.

Shtesa prindërore për fëmijën e tretë paguhet në muaj, për një periudhë dhjetëvjeçare. Shuma e së drejtës për vitin 2022, është në vlerë prej 8.362,00 denarë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijën, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në shtesë, parashtrohen deri te qendra për punë sociale, që është kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanimin e përhershëm.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijën së bashku me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale, më së voni deri në moshën 3 muajsh të fëmijës dhe e drejta për shtesë prindërore për fëmijë realizohet nga dita e lindjes së fëmijës.

Renditja e lindjeve të fëmijëve në lidhje me të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë, përcaktohet sipas numrit të fëmijëve të gjallë të nënës, të përcaktuara në raport me ditën e parashtrimit të kërkesës për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore, sipas datës dhe orës së lindjeve të regjistruara në librin amë të të lindurve, renditje e cila përcaktohet në të njëjtën mënyrë sikur edhe në rastet kur nëna do të lind më shumë se tre fëmijë përnjëherë.

Kërkesa për vazhdimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë për vitin e ardhshëm parashtrohet deri më 31 mars të atij viti. Nëse kërkesa për vazhdim të së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë është parashtruar pas këtij afati, kërkuesi do të fitojë të vazhdimin, respektivisht shfrytëzimin e së drejtës që në ditën e parë të muajit të ardhshëm prej kur është parashtruar kërkesa për vazhdimin e së drejtës. 

Formularët e kërkesave për realizimin-vazhdimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë)

  • Kërkesë për realizimin-vazhdimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) – SHTOJCË nr.4 BRDD (kur të drejtën e realizon nëna) dhe
  • SHTOJCË nr.4A BRDD (në rastet kur e drejta realizohet nga babai/kujdestari) të cilat gjenden në ueb faqen e MPPS.

Në pajtim e ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të publikuara në Gz. Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.104/19, e drejta e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) do të realizohet nëse të hyrat e përgjithshme mesatare të familjes së nënës në të gjitha bazat gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës për realizimin e shfrytëzimit të së drejtës, si dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës është më i ulët se shuma e pagës neto minimale të përcaktuar për vitin e kaluar, respektivisht në varësi nga gjendja materiale, pas 10 muajve nga hyrja në fuqi të ndryshimeve, e të cilat në fuqi kanë hyrë nga dita e publikimit në Gz. Zyrtare më datë 23 maj 2019, - nga 23 marsi 2020.

Sipas të gjitha kërkesave për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) në periudhë prej dhjetë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të parashtruara në afat më së voni prej tre muajve jetë të fëmijës, mund të realizohet e drejta e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) në pajtim me dispozitat që kanë të bëjnë me të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.”. 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18), nëse i plotësojnë edhe kushtet e tjera të parapara sipas dispozitave dhe rregullave që kanë vlejtur para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Shuma e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë në gjendje financiare për vitin 2022 është 8.472,00 denarë.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji vazhdon që të realizohet e drejta e fituar e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë dhe të katërt) në pajtim me dispozitat e ligjeve 30-a dhe 30-b nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.98/00, 17/03, 65/04, 113/05, 98/08 dhe 107/08), dispozitat nga nenet 98 dhe 99 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 83/90) dhe rregullat që kanë vlejtur deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji në shumën e përcaktuar me nenin 9 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 156/09), si dhe të drejtës së fituar për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë), në pajtim me dispozitat e neneve 38 dhe 39, 39-a nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18), si dhe dispozitat e neneve 41, 42, 43, 44, 45, 47, 48,  49, 50 dhe 52, nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18) që kanë të bëjnë me të drejtën për shtesë prindërore për fëmijë në pjesën e procedurës për realizimin/vazhdimin e të drejtave dhe akteve nënligjore. E drejta e fituar për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë dhe të katërt) nga paragrafi 1 i këtij neni do të vazhdojë të realizohet, respektivisht vazhdon deri në përfundimin e periudhës së shfrytëzimit të së drejtës së realizuar, respektivisht të vazhduar të shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë deri në përfundimin e periudhës dhjetëvjeçare), kurse për fëmijën e katërt edhe te shtesa e vetme prindërore deri në përfundimin e periudhës 15 vjeçare) në pajtim me nenin 30-a të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 98/00, 17/03, 65/04, 113/05, 98/08 dhe 107/08), dispozitat e neneve 98 dhe 99 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 83/2009), dispozitat për të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18) si dhe rregullat që kanë vlejtur deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji në shumë prej 8.048 denarë për fëmijën e tretë, 11.267 denarë për fëmijën e katërt dhe 16.096 denarë për shtesën e vetme prindërore për fëmijë, shumat e të cilave do të përshtaten me rritjen e shpenzimeve për jetesë gjatë vitit të kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar për vitin vijues.

Në rast kur rritja e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar është më e ulët se sa viti i fundit i përshtatjes, ose janë me shenjë negative, nuk bëhet përshtatje e shumës së të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë, respektivisht e njëjta do të sigurohet sipas përshtatjes së vitit të fundit si më e volitshme për shfrytëzuesin.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.