SHTESA FËMIJËRORE

Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe zhvillimit të fëmijës, varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë dhe i sigurohet fëmijës deri në moshën 18 vjeçare, si dhe për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

E drejta e shtesës fëmijërore sigurohet për fëmijët që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë në amvisëri me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nëse amvisëria nuk posedon pronë ose të drejta pronësore prej të cilave mund të jetojë.

E drejta e shtesës fëmijërore sigurohet edhe për fëmijë nga amvisëritë që kanë realizuar, respektivisht shfrytëzojnë të drejtën e ndihmës së garantuar sociale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Të drejtën e shtesës fëmijërore mund ta realizojë njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari ose personi të cilit me vendim nga qendra kompetente për punë sociale, i është besuar ruajtja dhe edukimi me kushte të përcaktuara me këtë ligj. Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë fëmijërore duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shtetasit e huaj që kanë vendbanim dhe qëndrim të rregulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të realizojnë të drejtën e shtesës fëmijërore në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shtesa fëmijërore realizohet varësisht nga gjendnja matriale e amvisërisë dhe sigurohet për fëmijët deri në arritjen e moshës 18 vjeçare.

Shtesa fëmijërore ju takon edhe fëmijëve të cilët i ruan prondi edhe atë për fëmijë nga martesa ose jashtëmartesor, fëmijë të adoptuar, si dhe për nipa, vëllezër, motra dhe fëmijë tjerë të marrë në përkujdesje.

Për fëmijët e marrë në përkujdesje, shtesa fëmijërore takon edhe atëherë kur ata kanë prind, nëse:

· prindërit janë plotësisht ose përjetë të paaftë për punë;

· janë në vuajtje të dënimit me burg; dhe

· ju është marrë e drejta prindërore.

 

Për fëmijët e marrë në përkujdesje, takon shtesë fëmijërore edhe në rastet kur edhe prindërit edhe fëmijët nuk kanë pronë ose të hyra prej të cilëve mund të jetojnë fëmijët.

Shtesa fëmijërore takon edhe për fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore, e që janë të akomoduar në familje kujdestare.

Të drejtë për shtesë fëmijërore kanë edhe fëmijët në familje të cilët kanë të ardhura të përgjithshme mesatare në shumën e pragut për të drejtën e shtesës fëmijërore, të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës edhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat dhe për të gjithë anëtarët e amvisërisë.

Pragu për të drejtën e shtesës fëmijërore është në varësi prej numrit të anëtarëve në amvisëri dhe përllogaritet në shkallë ekuivalente e cila për një anëtarë të amvisërisë është 1 dhe ka vlerën prej 6800 denarë, kurse për anëtarët e tjerë, shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0,5 për anëtarin e dytë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e tretë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e katërt të amvisërisë, për koeficientin prej 0,2 për anëtarin e pestë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e gjashtë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e shtatë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e tetë të amvisërisë dhe më së shumti deri në tetë anëtarë të amvisërisë.

 

Shkalla ekuivalente rritet në mënyrë shtesë për 1,2 për prind të vetëm.

Kështu si shembull, për një amvisëri me tre anëtarë, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimti të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë nuk guxon që ta tejkalojë shumën prej 12.920 denarë, për amvisëri katëranëtarëshe 15.640, për amvisëri pesëanëtarëshe 17.000 denarë, për amvisëri gjashtëanëtarëshe 17.680, për amvisëri shtatëanëtarëshe 18.360 denarë, kurse për atë tetëanëtarëshe 19.040 denarë.

Për një amvisëri treanëtarëshe me një prindë të vetëm pragu për qasje është 21.080 denarë, te një amvisëri pesëanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 25.160 denarë.

 

Gjatë përcaktimit të vlerës së pragut për qasje në të drejtën për shtesë fëmijërore, për një anëtarë të amvisërisë ose familje nuk llogaritet një person i cili:

· është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë,

· me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje sociale jashtëfamiljare, ose është i vendosur në institucion shëndetësor ose tjetër, për periudhë deri sa zgjatë akomodimi, dhe

· është kryerës i dhunës në familje.

 

Kur një amvisërie i pushon e drejta e ndihmës së garantuar minimale në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, qendra për punë sociale me detyrë zyrtare e rishqyrton nëse janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shfrytëzimit të së drejtës së shtesës fëmijërore.

Amvisëri në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një amvisëri njëanëtarëshe ose bashkësi e anëtarëve të familjes, si dhe familjar ndërmjet të cilëve nuk ekziston obligim ligjor për kujdes të ndërjsell, të cilët jetojnë, kontribojnë, menaxhojnë dhe shpenzojnë së bashku.

Familjen në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, e përbëjnë partnerët martesor, respektivisht jashtëmartesor, prindërit e vetëm, fëmijët të lindur në martesë, jashtë martese ose të adoptuar, të birësuar, nipa pa prindë të marrë në përkujdesje dhe vëllezërit dhe motrat e mitura (nëse nuk kanë prind dhe janë pa mjete për ekzistencë), të cilët përbëjnë një bashkësi të jetesës, menaxhimit dhe shpenzimit.

Për prind të vetëm të fëmijës i cili realizon të drejtën e shtesës fëmijërore dhe/ose të drejtën e shtesës për arsimim, në kupton të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, konsiderohet prindi:

· i fëmijës të cilin e ruan, nëse prindi tjetër është i vdekur;

- fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie pune;

- fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie pune;

- fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk jeton në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore;

- fëmijë të cilit nuk i dihet njëri prind dhe

- Fëmijë të cilit njëri prind është i zhdukur.

 

Shtesë fëmijërore nuk i takon:

· fëmijës së akomoduar në institucion për mbrojtje sociale ose një institucion tjetër, me vendim të qendrës për punë sociale dhe

· për fëmijë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin prindi ka realizuar të drejtën e shtesës fëmijërore në pajtim me rregullat e një shteti tjetër.

E drejta e shtesës fëmijërore realizohet varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë. Të drejtë të shtesës fëmijërore ka fëmija në një familje e cila të hyrat e realizuara të përgjithshme mujore mesatare gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë, i kanë në shumën e pragut për qasje të së drejtës së shtesës fëmijërore në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Si të hyra të përgjithshme mesatare mujore për të gjithë anëtarët e amvisërisë, konsiderohen:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nënqira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijve pa prind dhe kujdes prindëror.

 

E drejta e shtesës fëmijërore nuk mund të realizohet për fëmijë nëse amvisëria posedon:

1. Shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar;

2. Banesë ose shtëpi në ndërtim;

3. Hapësirë afariste;

4. Kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë dhe

5. Letra me vlerë.

 

Gjatë realizimit të shfrytëzimit të së drejtës për shtesë fëmijërore, sit ë hyra nuk llogariten:

1. Kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër;

2. Kompensim për shkak të pengesës;

3. Shtesë për banim;

4. Ndihmë e njëhershme në para;

5. Kompensim në para për shpenzimet për një person të akomoduar si dhe kompensim për përkujdesje të një personi në familje kujdestare;

6. Ndihmë e njëhershme në para për të porsalindur;

7. Shtesë e posaçme;

8. Ndihmë e garantuar minimale;

9. Shtesë për arsimim (për arsimin fillor dhe/ose të mesëm);

10. Kompensim për regjistrues gjatë realizimit të punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut të anëtarëve të amvisërisë;

11. Kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;

12. Të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin nga Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim;

13. Kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim;

14. Bursë;

15. Të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punëve sezonale dhe punë tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës;

16. Donacione në pajtim me Ligjin për donacione;

17. Kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësimit praktik të studentëve;

18. Kompensim për punë praktike në pajtim me Ligjin për praktikë;

19. Kompensim për vullnetarë në pajtim me Ligjin për vullnetarë;

20. Ndihmë financiare e cila shfrytëzohet për shërim brenda ose jashtë vendit;

21. Kompensim i cili del nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

22. Të hyrat e paraqitura ose të realizuara neto nga shitja e produkteve bujqësore të të gjithë anëtarëve të amvisërisë në shumë prej 300.000 denarë, kurse mbi këtë shumë, në vlerë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të fundit;

23. Të hyra të paraqitura ose të realizuara neto nga të hyra tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarë në 12 muajt e fundit; dhe

24. Kujdestaria ligjore për fëmijë deri në 6.000 denarë.

 

Gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për shtesë fëmijërore, për fëmijë të një amvisërie që ka realizuar, respektivisht shfrytëzuar të drejtën e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, nuk konstatohet gjendja materiale e amvisërisë.

Shuma e shtesës fëmijërore varet nga numri dhe mosha e fëmijëve në familje, edhe atë:

- nëse në familje ka fëmijë të moshës shkollore në pajtim me ligjin, shuma e shtesës fëmijërore për një fëmijë është 1.000 denarë në muaj, kurse për dy ose më shumë fëmijë në familje është 1.600 denarë për të gjithë fëmijët.

- nëse në familje ka fëmijë që nuk është i moshës shkollore në pajtim me ligjin, shuma e shtesës fëmijërore për një fëmijë është 1.200 denarë në muaj, kurse për dy ose më tepër fëmijë është 1.900 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

- nëse në familje ka dy ose më shumë fëmijë, të cilët nuk janë të gjithë të moshës shkollore, shuma e shtesës fëmijërore për të gjithë fëmijët është 1.600 denarë në muaj

Shuma e shtesës fëmijërore përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar të vitit të kaluar. Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatja e shumë së shtesës fëmijërore.

Procedura e realizimit të së drejtës për shtesë fëmijërore iniciohet pas kërkesës së parashtruar të prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës. Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave në kërkesë. Kërkesa për realizimin e së drejtës së bashku me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale, kompetent për rajonin e parashtruesit të kërkesës, ku e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

E drejta për shtesë fëmijërore realizohet nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë fëmijërore është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për pranimin e së drejtës më së voni deri në 15 ditë nga dita kur janë bërë ndryshimet, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rast se ka dhënë të dhëna të pavërteta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare, kohë pas kohe ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar dhe shfrytëzuar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se ato kanë ndryshuar, miraton një vendim të ri.

Qendra për punë sociale e konstaton nevojën për realizimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për shtesë fëmijërore në bazë të kontrollit të realizuar në amvisërinë e parashtruesit të kërkesës dhe të shfrytëzuesit të së drejtë, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Ndaj ankesës kundër vendimit të Qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë fëmijërore parashtrohet Formular BDD/GMP “Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë fëmijërore”- SHTOJCË nr.1 BDD/GMP, e cila gjendet në banerin i cili mund të gjendet në këtë link.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.