NDIHMË E NJËHERSHME NË PARA PËR TË NJË TË PORSALINDUR

Ndihma e njëhershme në para për një të porsalindur sigurohet për një familje për të porsalindurin e parë dhe të dytë, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 104/19 më datë 23.05.2019, në pajtim me të cilin nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji sigurohet e drejta e lartpërmendur. Në pajtim me ndryshimet, për fëmijë të parë dhe të dytë të porsalindur, konsiderohet një fëmijë që është i parë dhe i dytë i lindur gjallë sipas rendit të lindjes nga nëna, që përcaktohet në të njëjtën mënyrë kur nëna do të lindë më shumë fëmijë përnjëherë.

 Si fëmijë i parë dhe i dytë i porsalindur do të llogariten edhe fëmijët e adoptuar, të moshës deri në një vit, nëse nëna nuk ka fëmijë tjetër të porsalindur.

Të drejtë për ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka njëri nga prindërit, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendbanim të përhershëm prej së paku 12 muajve pandërprerë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në ditën e lindjes së fëmijës.

Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, që janë në fuqi nga data 23 maj 2019:

Shuma e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindurin e parë është 5.000 denarë.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindurin e dytë është 20.000 denarë

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

 Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës në vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumës së shtesës për arsim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për ndihmë të njëhershme në para për të një të porsalindur me dokumentacionin e nevojshëm, parashtrohet deri te qendra për punë sociale, kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanim ose vendqëndrim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale, më së voni deri në tre muaj të mbushura të fëmijës, kurse për fëmijë të adoptuar më së voni deri në tre muaj nga regjistrimi i fëmijës së adoptuar në librin e të lindurve.

Në rastin kur nëna nuk është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka lidhur martesë me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka letërnjoftim të të huajve, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kërkesa për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur parashtrohet nga babai, në qendrën kompetente për punë sociale për rajonin ku babai ka vendbanimin e përhershëm.

Kërkesa për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur parashtrohet në formularin BEPPN/2 “Kërkesë për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur” – SHTOJCA nr.3 BEPPN/2, i cili gjendet në banerin......

Deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve “Gazeta zyrtare e RMV” nr.104/19, të publikuar më datë 23.05.2019, e drejta e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindur realizohet për fëmijën e parë të lindur në pajtim me Ligjin dhe rregullat nënligjore që kanë në fuqi deri në miratimin e ndryshimeve të theksuara për këtë të drejtë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.