SISTEMI I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

Në bazë të përcaktimeve kushtetuese për sigurim social, dalin edhe të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor, si të drejta themelore të qytetarëve.

Me ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor rregullohet sigurimi i detyrueshëm pensional i punëtorëve në marrëdhënie të punës si dhe personave fizik që kryejnë veprimtari, bazat e sigurimit pensional me financim kapital, si dhe kushtet e posaçme me të cilat disa kategori të caktuara të të siguruarve i realizojnë të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor.

Me sigurimin pensional dhe invalidor, në bazë të parimit për drejtësi dhe solidaritet social, sigurohet edhe një siguri materiale dhe sociale në kohë të pleqërisë, invaliditetit dhe vdekjes së të siguruarit, respektivisht shfrytëzuesit të pensionit dhe të anëtarëve të familjes së të siguruarit (në rast të vdekjes së të siguruarit).

Me këtë ligj përcaktohen bazat dhe kushtet me të cilat i siguruari realizon të drejtën e pensionit invalidor.

Të drejtat që dalin nga sigurimi pensional dhe invalidor janë:

  • E drejta e pensionit të pleqërisë;
  • E drejta e pensionit invalidor;
  • E drejta e rehabilitimit profesional;
  • E drejta e pensionit familjar;
  • E drejta e kompensimit në para për dëmtime trupore;
  • E drejta e shumës më të ulët të pensionit.

Të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor fitohen dhe realizohen varësisht nga kohëzgjatja dhe shuma e investimeve të mjeteve për sigurim pensional dhe invalidor.

 

Sistemi i sigurimit pensional dhe invalidor është i përbërë nga:

  • sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor në bazë të solidaritetit të gjeneratave (shtylla e parë);
  • sigurimi i pensional me financim të detyrueshëm kapital (shtylla e dytë);
  • sigurimi  pensional me financim vullnetar kapital (shtylla e tretë)

 

Të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor realizohen në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është përpilues i politikës sociale dhe siguron ligjshmërinë e punës së institucioneve në të cilat realizohen të drejtat e sigurimit social, respektivisht sigurimit pensional dhe invalidor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.