18.09.2024
Takim Limani - Ulman: Vazhdon mbështetja zvicerane për fushat prioritare - të rinjtë, qytetarët e rrezikuar social dhe barazia gjinore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Veronique Ullman, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe planet e ardhshme për projekte të mëtejshme.
Bashkëbiseduesit diskutuan për disa fusha kryesore në kompetencë të Ministrisë në të cilat Zvicra përmes Ambasadës në vendin tonë është përfshirë me mbështetjen e këtyre fushave. Politikat për të rinjtë dhe strategjia e ardhshme për ofrimin e mundësive për avancimin dhe mbajtjen e tyre në vend, mbrojtja sociale e qytetarëve nga kategoritë e cenueshme, si dhe barazia gjinore ishin pikat kryesore të diskutuara në këtë takim.
Ministri Limani falënderoi për mbështetjen e mëparshme që Zvicra i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.
Ambasadorja Ullman e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Zvicrës për të mbështetur vendin në politikat që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.