09.02.2024

Vellkovski: Unë përkushtohem për ofrimin e më shumë mundësive më të mira për personat me aftësi të kufizuara

“Për të ofruar më shumë dhe mundësi më të mira për personat me aftësi të kufizuara në vend, ne vendosim komunikim të vazhdueshëm me shoqatat dhe organizatat që i përfaqësojnë ata, kjo është diçka që i ka munguar viteve të fundit dhe në fakt nuk mund të ndryshosh diçka për mirë, nëse në krijimin e ndryshimit nuk përfshihen njerëzit që përballen me një sfidë specifike që kërkon zgjidhje”.

Këtë e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e Qendrës Republikane për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale - PORAKA, gjatë së cilës u bisedua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen këta persona dhe aktivitetet të cilat të dyja palët do t'i ndërmerrnin në të ardhmen me qëllim avancimin e gjithëpërfshirjes së shoqërisë.

“Kur flet me personat me aftësi të kufizuara kupton që kanë shumë aftësi, por fatkeqësisht pak mundësi u ofrohen. Ndaj i jap mbështetjen e plotë këtyre bashkëqytetarëve tanë dhe zotohem se ata do të jenë më të integruar në proceset shoqërore, për të shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë, për të ditur se vlejnë dhe kanë kontribut në zhvillimin e vendit”, tha Vellkovski.

Ministri theksoi se do të intensifikohet dialogu me PORAKA-n, e cila po shënon 60 vjetorin e ekzistencës, por edhe me organizatat e tjera të personave me aftësi të kufizuara ,do të intensifikohet dhe synimi fillestar është avancimi i rregullimit ligjor që do të mundësojë plotësisht të gjitha të drejtat që u takojnë sipas konventave ndërkombëtare në të cilat ne kemi akses.

Vellkovski po ashtu theksoi se po shqyrtohen mundësitë që në një të ardhme të afërt të rritet një pjesë e përfitimeve monetare për personat me aftësi të kufizuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.