08.02.2024

Takimi Vellkovski - Gir: BE-ja mbetet një mbështetës i fuqishëm i shtetit në përpjekjet e tij për të ulur papunësinë dhe për të avancuar mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike për krijimin e politikave dhe masave cilësore që do të avancojnë sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe do të përmirësojnë situatën e tregut të punës duke rritur punësueshmërinë e qytetarëve dhe duke ulur shkallën e papunësisë.

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm të parë të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkovski me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Devid Gir, ku u diskutua për gjendjen aktuale në resor dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim.

Vellkovski informoi se në tre muajt e ardhshëm prioritet i tij është rritja e transparencës dhe efikasitetit të punës së ministrisë dhe institucioneve nën juridiksionin e tij, në mënyrë që qytetarët të mund t'i ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe me kohë sipas rregullave ligjore.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e përbashkëta të MPPS-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa ambasadori Gir shprehu bindjen se fondet evropiane mbeten të hapura për të mbështetur projekte dhe masa nga të cilat synohet përfitimi përfundimtar për qytetarët. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.