02.02.2024

Takimi i ministrit Vellkovski me përfaqësues të Bankës Botërore

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, u takua me përfaqësues të Bankës Botërore, Sara Kol Bllek, specialiste e lartë për mbrojtje sociale në praktikën globale për mbrojtje sociale dhe punë dhe Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsim.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale që realizohen me mbështetjen e Bankës Botërore, si dhe projektet e përbashkëta në të ardhmen.

Velkovski theksoi se prioritetet e tij si ministër do të jenë avancimi i shërbimeve sociale, zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore, si dhe realizimi i projektit për administrimin e sigurimit social.

Bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë, para së gjithash në interes të një standardi më të lartë jetësor, avancimit të të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha kategorive të qytetarëve në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.