07.02.2024
Përfshirja e fëmijëve romë mbetet e lartë në listën e prioriteteve në sferën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe përfaqësuesit e Asociacionit për Zhvillim Demokratik të Romëve SONCE dhe përfaqësuesit e Qendrës Burimore Rome, gjatë vizitës në kopshtin e fëmijëve “Astibo” në Shtip, përshëndetën zbatimin e Projektit për zgjerimin e qasjes dhe përfshirjes së fëmijëve romë në shërbimet për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë dhe arsimin fillor.
Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja më e madhe e fëmijëve romë në arsimin parashkollor dhe do të zbatohet në Dibër, Tetovë dhe Shtip.
Në kuadër të projektit janë planifikuar punëtori me prindërit e fëmijëve të përfshirë dhe stafin nga kopshti.
Projekti financohet nga Fondi i Edukimit të Romëve dhe Bashkimi Evropian.