16.02.2024

Ministri Gjoko Vellkovski kryesoi seancën e parë të KES-së

Në seancën e sotme të parë të Këshillit Ekonomiko-Social të udhëhequr nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, u rishikua Raporti vjetor për funksionimin e KES-së për vitin 2023, Programi vjetor i punës së KES-së për vitin 2024 dhe Plani i Veprimit për Punësimin për vitin 2024-2027. Në rendin e ditës të seancës së parë të KES ishte edhe informimi për situata me ndërtesën e Shtëpisë së Punëtorëve, propozuar nga USM.

Sipas Raportit Vjetor për punën dhe funksionimin e KES për vitin 2023, nga të pranishmit është shprehur konkluzioni i përgjithshëm se në një masë jashtëzakonisht të madhe është realizuar Programi i planifikuar i Punës i KES për vitin 2023, respektivisht përshtypja e përgjithshme është se se me dinamikën e parashikuar u zhvillua funksionimi i KES.

Në kuadër të Programit Vjetor të Punës së KES për vitin 2024, parashikohet shqyrtimi i disa raporteve, planeve të veprimit, informacioneve dhe ndryshimeve të vendimeve ligjore ekzistuese ose miratimi i vendimeve të reja për të cilat KES është kompetente t'i shqyrtojë.

Plani i Veprimit për Punësimin për 2024-2027 parashikon arritjen e këtyre synimeve: përmirësimin e cilësisë së rezultateve në arsim dhe trajnim për të gjithë, rritjen e rolit të politikave për zhvillimin e ekonomisë dhe ndërmarrjeve për krijimin e vendeve të punës dinjitoze dhe përforcimin e gjithëpërfshirjes së politikave të tregut të punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.