28.02.2024
Kumtesë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se është në proces pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2023/2024. Me këtë pagesë mbulohen 33.261 përfitues të shtesës arsimore në nivel shtetëror.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:
- për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor në vitiin aktual kalendarik,
- për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
- për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
- për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit aktual kalendarik.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.