20.02.2024

Filloi pastrimi i “Ranka Millanoviq”

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, pas zbardhjes së djeshme të problemit me të cilin ballafaqohen të pastrehët në “Ranka Milanoviq”, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, kanë filluar aksionin për pastrimin e mbeturinave nga oborri i objektit.

Sipas Vellkovskit, kjo është ndihma e parë për të parandalimin e infeksionit të mundshëm tek të rriturit dhe mbi të gjitha fëmijët që janë të strehuar në këtë objekt.

“Ata jetojnë në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore. Prandaj sot së bashku me kryetarin Boban Stefkovski dolëm në terren për të pastruar oborrin ku njerëzit kalojnë jetën e tyre të përditshme”, theksoi Vellkovski.

Kryetari Stefkovski e falënderoi ministrin Vellkovski për vendosmërinë e tij për të gjetur zgjidhje të përhershme të këtij problemi.

“Me keqardhje pohoj se prej më shumë se dy vitesh kam hasur në një mur nga ana e Qeverisë dhe ministrisë për t’i ndihmuar këta persona në pastrimin e hapësirës që i rrethon sepse ekziston rreziku i madh për shfaqjen e një epidemie. Disa herë e kam informuar me shkrim ministrin përkatës, duke përfshirë edhe peticionet e qytetarëve që jetojnë aty pranë, si dhe për ankesat e kompanive përreth që gravitojnë në këtë zonë”, tha Stefkovski.

Ndryshe, ministri Velkovski premtoi zgjidhje sistematike që këta persona të kenë banesa sociale dinjitoze, e cila është në përputhje me të gjitha konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Na vjen keq që në këtë mënyrë përkujtojmë ditën e drejtësisë sociale dhe fatkeqësisht në gjashtë vitet e fundit këta njerëz jetojnë në padrejtësi sociale.

Ministri Velkovski dhe kryetari Stefkovski me ndihmën e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit shpërndanë pako modeste me produkte ushqimore dhe higjienike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.