15.02.2024

Drejtuesit e mëparshëm kontribuan në mbylljen e strehës për viktimat e dhunës në familje në Shën Nikollë

Pas reagimeve të ashpra të qytetarëve nga rajoni lindor për strehimoren e mbyllur për viktimat e dhunës në familje në Shën Nikollë, ministri Gjoko Vellkovski menjëherë e ka vizituar këtë objekt dhe ka hasur në dyer të mbyllura.

Në kushtet kur numri i viktimave të dhunës në familje po rritet, mbyllja e një objekti që ka rëndësi kyçe për mbrojtjen e grave viktima të dhunës është jashtëzakonisht çnjerëzore nga ana e qeverisë që drejton vendin prej 7 vitesh.

Punonjësit e Qendrës për punë sociale Shën Nikollë ishin të pafuqishëm për ta rregulluar situatën dhe nuk ishin dëgjuar nga ministria. Që nga hapja e qendrës njëmbëdhjetë vjet më parë, në shtatë vitet e fundit nuk është investuar asnjë qindarkë. Asnjë ministër i mëparshëm, madje as shërbimet  eksperte në ministrinë e ngarkuar me këtë fushë, nuk kanë pasur interes për këtë objekt.

Streha e grave ka më shumë se një vit që nuk funksionon. Kur nuk ke mbështetjen e pushtetit qendror, nuk mund të bësh asgjë. Në riparimin e vërshimit që na ndodhi na ka ndihmuar vetëm kryetari i Komunës së Shën Nikollës – thonë punonjësit.

Sipas Vellkovskit, janë pikërisht këto kushte të shkatërrimit dhe neglizhimit të grave viktima që çojnë në femicid ku gratë vuajnë nga vrasjet.

Meqë ra fjala, qendra e strehimit është ndërtuar me mbështetjen e UNDP-së gjatë kohës së qeverisjes së VMRO DPMNE-së.

Konventa e Stambollit, nënshkrues i së cilës është shteti, përcakton saktësisht standardet dhe shërbimet për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje dhe është e papranueshme të neglizhohen investime të tilla 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.