PROGRES: Modernizimi i politikave për punësim dhe politikat sociale

Nën-programi Progres, i menaxhuar drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian, është instrumenti kryesor për avancimin e reformave të punësimit dhe politikave sociale. Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në zbatimin e strategjisë Evropa 2020, duke përfshirë objektivat e saj kryesore, udhëzimet e integruara dhe iniciativat kryesore. Programi do të vazhdojë të mbështesë politikat e BE-së në tre fusha: promovimi i punësimit me cilësi të lartë dhe të qëndrueshëm; garantimi i mbrojtjes sociale adekuate dhe dinjitoze dhe luftimi i përjashtimit social dhe varfërisë; përmirësimin e kushteve të punës.

Fondet shpërndahen si më poshtë:

  • punësim, në veçanti lufta kundër papunësisë së të rinjve: min. 20%;

  • mbrojtje sociale, përfshirje sociale dhe zvogëlim dhe parandalim të varfërisë: min. 50%;

  • kushte të punës: min. 10%

Objektiva konkrete

Gjatë periudhës 2014-2020, për sa i përket punësimit, mbrojtjes sociale dhe kushteve të punës, Progres do të vazhdojë të zhvillojë dhe të shpërndajë analiza krahasuese në BE; do të mbështesë shkëmbimin e informacionit, mësimin e ndërsjellë dhe dialogun; do të ndihmojë financiarisht vendet e EaSi në zhvillimin e politikave dhe zbatimin e ligjit të BE-së. Programi i ri do të ofrojë gjithashtu mbështetje financiare për OJQ-të, kryesisht për të promovuar përfshirjen sociale dhe zvogëlimin e varfërisë.

Më shumë për objektivat konkrete këtu.

Aktivitete që financohen përmes Progresit

Analitike

Faktet e mbledhura përmes Progresit përdoren nga Komisioni Evropian dhe ndihmojnë në nxitjen e dialogut në të gjitha fazat e politikëbërjes.

Për shembull:

 

  • Punësim: Opservatori Evropian i punësimit shpall raporte tremujore për gjendjen e tregut të punës në vendet pjesëmarrëse të programit
  • Kushtet e punës: Agjencia Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë realizon një anketë për rreziqet e reja në vendin e punës në 36 vende, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë
  • Barazi të gjinive: është vendosur një bazë e të dhënave për përfshirjen e gjinive në politikë, administratën publike, gjyqësor dhe njësitë kryesore të ekonomisë në 34 vende
  • Politikë sociale: Rrjeti evropian për politikë sociale përgatit analiza dhe raporte për politikat sociale në vendet pjesëmarrëse në program

 

Progresi ndihmon Komisionin Evropian të sigurojë zbatimin korrekt dhe efektiv të ligjit të Bashkimit në vendet anëtare nëpërmjet monitorimit të rregullt. Progresi mbështet zhvillimin dhe ndryshimin e legjislacionit, veçanërisht në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

 

Mësim i ndërsjellë, ngritje e vetëdijes dhe diseminacioni 

  • Progresi mbështet rishikimin e partnerëve të politikave të mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të lehtësuar mësimin e ndërsjellë, transferimin e politikave dhe kuptimin e ndërsjellë të objektivave të politikave të BE-së në këto fusha

  • Shkëmbim i praktikave dhe përvojave të mira

 

Aktivitete tjera

Progres ofron mbështetje për 30 rrjete të OJQ-ve të BE-së, aktive në fushën e mosdiskriminimit, barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale / mbrojtjes sociale. Ato janë një burim informacioni për politikëbërësit e BE-së dhe në nivel kombëtar. Me mbështetjen financiare nga rrjetet kryesore,

Progres ka kontribuar në komunikimin e ideve dhe strategjive kryesore, p.sh. Viti Evropian për Plakjen Aktive, Platforma për Varfërinë dhe Përjashtimin Social.

Mbështetja për aktivitete të ngjashme do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

 

Eksperimentim në politikën sociale

Nën-programi Progres do të rrisë mbështetjen financiare për testimin e inovacioneve sociale dhe inovacionet në fushën e politikave të tregut të punës, si dhe për eksperimentimin e tregut të punës. Për këtë qëllim janë ndarë 10 deri në 14 milionë euro në vit.

Programi ofron mbështetje në mbledhjen e provave për realizueshmërinë e zgjidhjeve inovative, të cilat ofrojnë përgjigje për nevojat sociale, përpara se ato zgjidhje të gjejnë zbatim të gjerë në vendet pjesëmarrëse, nëse rezultatet rezultojnë bindëse.

Idetë e suksesshme mund të financohen me financim nga Fondi Social Evropian dhe burime të tjera (p.sh. IPA). Për shembull, në vitin 2012, ky program financon 17 projekte pilot në 11 shtete anëtare të BE-së. Një prej këtyre projekteve (HOPE in Stations) solli në prezantimin e një "qasjeje më të butë" nga institucionet ndaj të pastrehëve në stacionet e trenave në 7 qytete evropiane.

Në vitin 2015, komuna e Shuto Orizarit zbatoi një projekt për të mbështetur sipërmarrjen sociale mes romëve të përfshirë në riciklimin e plastikës. Përvoja maqedonase do të ndahet në vende të tjera (Slloveni, Bullgari, Republika Çeke dhe Kroaci). Një rrjet i të ashtuquajturave “Inkubatorët e gjelbër” në këto vende, për të mbështetur sipërmarrësit e interesuar që dëshirojnë të hapin biznese që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar njëkohësisht integrimin social të grupeve të rrezikuara të qytetarëve.

PROGRES: Modernizimi i politikave për punësim dhe politikat sociale

Nën-programi Progres, i menaxhuar drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian, është instrumenti kryesor për avancimin e reformave të punësimit dhe politikave sociale. Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në zbatimin e strategjisë Evropa 2020, duke përfshirë objektivat e saj kryesore, udhëzimet e integruara dhe iniciativat kryesore. Programi do të vazhdojë të mbështesë politikat e BE-së në tre fusha: promovimi i punësimit me cilësi të lartë dhe të qëndrueshëm; garantimi i mbrojtjes sociale adekuate dhe dinjitoze dhe luftimi i përjashtimit social dhe varfërisë; përmirësimin e kushteve të punës. Fondet shpërndahen si më poshtë:

 

·             punësim, në veçanti lufta kundër papunësisë së të rinjve: min. 20%;

·             mbrojtje sociale, përfshirje sociale dhe zvogëlim dhe parandalim të varfërisë: min. 50%;

·             kushte të punës: min. 10%

Objektiva konkrete

Gjatë periudhës 2014-2020, për sa i përket punësimit, mbrojtjes sociale dhe kushteve të punës, Progres do të vazhdojë të zhvillojë dhe të shpërndajë analiza krahasuese në BE; do të mbështesë shkëmbimin e informacionit, mësimin e ndërsjellë dhe dialogun; do të ndihmojë financiarisht vendet e EaSi në zhvillimin e politikave dhe zbatimin e ligjit të BE-së. Programi i ri do të ofrojë gjithashtu mbështetje financiare për OJQ-të, kryesisht për të promovuar përfshirjen sociale dhe zvogëlimin e varfërisë.

Më shumë për objektivat konkrete këtu.

Aktivitete që financohen përmes Progresit

Analitike

Faktet e mbledhura përmes Progresit përdoren nga Komisioni Evropian dhe ndihmojnë në nxitjen e dialogut në të gjitha fazat e politikëbërjes.

Për shembull:

·         Punësim: Opservatori Evropian i punësimit shpall raporte tremujore për gjendjen e tregut të punës në vendet pjesëmarrëse të programit

·         Kushtet e punës: Agjencia Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë realizon një anketë për rreziqet e reja në vendin e punës në 36 vende, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë

·         Barazi të gjinive: është vendosur një bazë e të dhënave për përfshirjen e gjinive në politikë, administratën publike, gjyqësor dhe njësitë kryesore të ekonomisë në 34 vende

·         Politikë sociale: Rrjeti evropian për politikë sociale përgatit analiza dhe raporte për politikat sociale në vendet pjesëmarrëse në program

Progresi ndihmon Komisionin Evropian të sigurojë zbatimin korrekt dhe efektiv të ligjit të Bashkimit në vendet anëtare nëpërmjet monitorimit të rregullt. Progresi mbështet zhvillimin dhe ndryshimin e legjislacionit, veçanërisht në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Mësim i ndërsjellë, ngritje e vetëdijes dhe diseminacioni

  • Progresi mbështet rishikimin e partnerëve të politikave të mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të lehtësuar mësimin e ndërsjellë, transferimin e politikave dhe kuptimin e ndërsjellë të objektivave të politikave të BE-së në këto fusha
  • Shkëmbim i praktikave dhe përvojave të mira

Aktivitete tjera

Progres ofron mbështetje për 30 rrjete të OJQ-ve të BE-së, aktive në fushën e mosdiskriminimit, barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale / mbrojtjes sociale. Ato janë një burim informacioni për politikëbërësit e BE-së dhe në nivel kombëtar. Me mbështetjen financiare nga rrjetet kryesore, Progres ka kontribuar në komunikimin e ideve dhe strategjive kryesore, p.sh. Viti Evropian për Plakjen Aktive, Platforma për Varfërinë dhe Përjashtimin Social.

Mbështetja për aktivitete të ngjashme do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

 

Eksperimentim në politikën sociale

Nën-programi Progres do të rrisë mbështetjen financiare për testimin e inovacioneve sociale dhe inovacionet në fushën e politikave të tregut të punës, si dhe për eksperimentimin e tregut të punës. Për këtë qëllim janë ndarë 10 deri në 14 milionë euro në vit.

Programi ofron mbështetje në mbledhjen e provave për realizueshmërinë e zgjidhjeve inovative, të cilat ofrojnë përgjigje për nevojat sociale, përpara se ato zgjidhje të gjejnë zbatim të gjerë në vendet pjesëmarrëse, nëse rezultatet rezultojnë bindëse.

Idetë e suksesshme mund të financohen me financim nga Fondi Social Evropian dhe burime të tjera (p.sh. IPA). Për shembull, në vitin 2012, ky program financon 17 projekte pilot në 11 shtete anëtare të BE-së. Një prej këtyre projekteve (HOPE in Stations) solli në prezantimin e një "qasjeje më të butë" nga institucionet ndaj të pastrehëve në stacionet e trenave në 7 qytete evropiane.

Në vitin 2015, komuna e Shuto Orizarit zbatoi një projekt për të mbështetur sipërmarrjen sociale mes romëve të përfshirë në riciklimin e plastikës. Përvoja maqedonase do të ndahet në vende të tjera (Slloveni, Bullgari, Republika Çeke dhe Kroaci). Një rrjet i të ashtuquajturave “Inkubatorët e gjelbër” në këto vende, për të mbështetur sipërmarrësit e interesuar që dëshirojnë të hapin biznese që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar njëkohësisht integrimin social të grupeve të rrezikuara të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.