Publikuar më dt. 07.12.2023 

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës e informon subjektin e përmendur juridikë dhe fizik kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë tre përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e AKTVENDIMIT sipas kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1.Shoqëria për shërbime, prodhim dhe tregti Autor servisi DI-VI-TO SHPKNJP, me seli në rr. Boris Trajkovski, nr. 73 Shkup – Kisella Vodë dhe NVT  4058021540415, me xhiro llogari 210075500300147 në NLB Banka SHA Shkup, si person juridik përgjegjës dhe  

Ftohet personi i lartpërmendur juridik brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e aktvendimeve të lartpërmendura çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi bazën e te cilave mund te parashtrohet padi për inicimin e procedurës administrative brenda 30 ditëve nga pranimi i aktvendimit, ne përputhje me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.