Publikuar më dt. 14.11.2022

Në bazë të nenit 56 paragrafi 5 dhe nenit 57 paragrafi 4  të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës e informon subjektin e përmendur juridikë dhe fizik kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë tre përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT sipas kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Vanço Efremov nga Radovishi, me adresë në f. Zleovo, Radovish, si person përgjegjës i subjektit juridik NSHHT “Ve grupa” DOOEL Radovish, për lëndën nr. 19-6659/2, sipas kërkesës për kundërvajtje IP1 nr. 09-875, dt. 24.08.2022 dhe kërkesës për kundërvajtje IP1 nr. 09-875, dt. 25.08.2022

Ftohen subjektet e lartpërmendura juridike dhe fizike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e NJOFTIMIT të lartpërmendur me shtojcë kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, ndaj të cilës brenda 3 (tre) ditëve do të mund të prononcohen në lidhje me faktet dhe provat e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje.

 

Paralajmërim:  Kjo kumtesë me publikim publik në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të konsiderohet si dorëzim i rregullt, që është në përputhje me nenin 56 paragrafi 5 nga Ligji për kundërvajtjet.

Në bazë të nenit 60 paragrafit 3 të Ligjit për kundërvajtje, organi për kundërvajtje do ta njoftojë kryerësin e kundërvajtjes për të cilën ngarkohet dhe do ta udhëzojë se në afat prej tri ditësh nga marrja e njoftimit ka të drejtë të prononcohet për faktet dhe provat.

Nëse personat e lartpërmendur brenda 3 ditëve nga pranimi i saj nuk prononcohen për kërkesën e parashtruar, Komisioni sipas detyrës zyrtare do të marrë provat dhe do të konstatojë gjendjen faktike të nevojshme për të vendosur mbi kundërvajtjen, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i mbartë vetë partia.

 

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.